BallinaAktualitetPolicia rikujtesë për kalimin në Greqi: Sot vijon puna me ritëm në...

Policia rikujtesë për kalimin në Greqi: Sot vijon puna me ritëm në Kakavijë, nga nesër masat e reja anti- covid

spot_img
spot_img

Policia e Shtetit ka rikujtuar edhe njëherë masat e reja që do të vendosë Greqia nga nesër si dhe kategoritë që do lejohen për t’u futuar.
Sot u arrit një marrëveshje mes palëve për të lejuar kalimin e emigrantëve shqiptarë në Greqi, si dhe është garantuar që Pika Kufitare e Kakavijës do të punojë me ritëm në mënyrë që qytetarët që presin në radhë të mundet të kalojnë sot.

Për më tepër nga nesër 750 qytetarë në ditë do kalojnë nga Kakavija, kurse 300 nga Kapshtica. Domosdoshmërisht udhëtarëve u duhet me vete test negativ Covid të kryer në një nga laboratorët e licencuar nga MSH për testime. Testi duhet të jetë jo më i vjetër se 72 orë.

Po ashtu duhet një certifikatë vertetimi për testin e përkthyer në gjuhën angleze. Më tej do të lejohen të hyjnë në Greqi vetëm shtetasit që kanë leje qëndrimi greke ose shtetësi greke, punëtorët sezonal, si dhe çdo shtetas që ka marrë konfirmim nga autoriteti përkatës.

Në fund çdo udhëtar duhet të ketë plotësuar formularin PFL në adresën e autoriteteve greke.
Nga nesër këto masa hyjnë në fuqi nga ora 06:00- 22:00 ndërkohë nuk dihet nëse pala greke do funksionojë ose jo gjatë natës.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Rikujtesë mbi rregullat e reja për lëvizjen në Pikat Kufitare drejt Greqisë

Policia e Shtetit rikujton të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, se nisur nga masat kufizuese për shkak të COVID-19, duke filluar nga ora 06:00 deri në orën 22:00 të çdo dite në vijim, për të hyrë në Republikën e Greqisë, nëpërmjet PKK Kakavije do të lejohet të kalojnë vetëm 750 shtetas në ditë, ndërsa nga PKK Kapshticë vetëm 300 shtetas në ditë.

Për të hyrë në Republikën e Greqisë 🇬🇷 prej mëngjesit të datës 17 gusht qytetarët duhet të kenë me vete:

✅ Çertifikatën e kryerjes së testit COVID-19, jo më vonë së 72 orë nga dita e udhëtimit dhe rezultati të jetë NEGATIV;

✅ Testimi të jetë bërë nga autoriteti shtetëror (Instituti i Shëndetësisë) ose nga çdo spital apo klinikë e certifikuar dhe e njohur nga shteti;

✅ Certifikata të përmbajë të dhënat personale të personit, numrin e pasaportës ose të kartës greke, rezultatin negativ të testit, emrin e Institucionit ku është kryer testimi, adresën, numrin e telefonit, si dhe të jetë e përkthyer në gjuhën angleze;

✅ Do të lejohen të hyjnë në Republikën e Greqisë shtetasit që kanë leje qëndrimi greke ose shtetësi greke, punëtorët sezonal, si dhe çdo shtetas që ka marrë konfirmim nga autoriteti përkatës;

✅ Çdo shtetas që do të hyjë gjithashtu duhet të këtë plotësuar formularin PLF.

Sot, pas komunikimeve të pandërprera me homologët grekë është mundësuar që në PKK Kakavije të vijojë puna me ritëm duke u ardhur në ndihmë qytetarëve që janë në pritje në radhë, për të kaluar në shtetin grek.

Gjithashtu po pas komunikimeve intensive me homologët grekë, në këto momente në Kapshticë ka nisur puna normalisht e do të vijojë deri në orën 22:00 të mbrëmjes, ndërsa nga nesër në orën 06:00 të mëngjesit në të dyja pikat e kalimit do të aplikohen masat e raja anti-COVID.

Policia Kufitare apelon qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë që mos ndërrmarin udhëtime pa pasur me vete dokumentacionin e mësipërm, pasi Policia ka ngritur pika kontrolli në drejtim të Kakavijes si dhe në drejtim të Kapshticës.

Nuk do të lejohet asnjë qytetar që ka qëllim destinacionin final Greqinë të udhëtojë në drejtim të këtyre pikave pa pasur dokumentacionin e nevojshëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular