BallinaKronikeAksident i trefishtë në autostradën Fushë Krujë-Milot, plagosen rëndë 7 vajza

Aksident i trefishtë në autostradën Fushë Krujë-Milot, plagosen rëndë 7 vajza

spot_img
spot_img

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fushë Krujë-Milot në afërsi të fshatit Luz. Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe për pasojë kanë mbetur të plagosura shtate vajza.

Pesë prej vajzave ishin nga Dibra dhe po udhëtonin në një makinë. Një vajzë tjetër nga Lezha ishte duke udhëtuar e vetme në makinën e saj.  Mjeti tjetër në të cilën udhëtonte një djalë i ri ka pësuar vetëm dëme materiale. Ornela Osmani 25-vjeçe nga Dibra ishte shoferja ku po udhëtonin të pesta vajzat, ndërsa Alketa Volaj 33-vjeçe nga Lezha ishte shoferja tjetër me nje pasagjere.

Të gjashta vajzat janë plagosur rëndë dhe po dërgohen në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Mjeti me të cilin udhëtonin vajzat nga Dibra me banim në Tiranë ishte tip ‘Benz A Class’. Ndërsa mjeti tjetër ku  udhëtonte vajza nga Lezha ishte tip ‘Peugeot’.

Shkak i aksidentit sipas policisë është shpejtësia tej normave të lejuara, dhe mungesa e ndriçimit në këtë aks rrugor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular