BallinaKronikeU gjet e vdekur dhe me shenja dhune në Velipojë, flasin shoqet...

U gjet e vdekur dhe me shenja dhune në Velipojë, flasin shoqet e 17-vjeçares

Të tjera dëshmi janë dhënë për vdekjen misterioze të Enisa Deda e cila u gjet e mbytur rreth 700 metra larg bregut të detit në Velipojë.

Ngjarja e rëndë ka shkaktuar shumë polemikia dhe ka disa versione pasi në trupin e së resë u raportuan shenja dhune.

Lidhur me ngjarjen e rëndë kanë dëshmuar edhe shoqet e Enisës.

Ato kanë thënë për Ora News se kishin marrë të treja motor uji për të bërë xhiro por se Enisa u ishte zhdukur nga sytë dhe se nuk e kishin parë më derisa doli trupi i pajetë.

Vajza kishte ikur për xhiro me motor uji me 25-vjeçarin Indrit Bajraktari i cili kur kishte dalë në breg pa motorin e ujit dhe vetëm, kishte thënë se Enisën e la me xhaxhain.

Ndaj tij në këto momente rëndojnë akuzat: “Shkaktimi i vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.” Ndërsa nuk përjashtohet edhe pista e vrasjes.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular