Të dhënat personale në rrezik – Dervishi: Institucionet publike dhe bizneset abuzojnë

0
2749

Në mungesë të informacionit, por edhe me qëllim, institucione publike dhe biznese të shumta shpërdorojnë të dhënat personale të individëve.

Konstatimi është bërë nga Komisioneri për Mbrojtjen e të dhënave Personale, Besnik Dervishi i thirrur në një forum biznesi me anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë për tu njohur me problematikat që ka sipërmarrja në këtë drejtim, por edhe për të dhënë më shumë informacioni sa i takon legjislacionit.

Në zyrën e komisionerit adresohen një sërë ankesash sa i përket shkeljes së privatësisë, ku pjesa më e madhe e ankesave ka të bëjë me ushtrimin e të drejtës për akses të subjekteve për fshirje të të dhënave personale, vendosjen e kamerave në ambiente publike, marketingun e drejtpërdrejtë në lidhje me komunikimet e pakërkuara, nëpërmjet telefonit ose postës elektronike, etj.