BallinaSportGuardiola e pranon: Suksesi im në Champions erdhi nga këto katër yje

Guardiola e pranon: Suksesi im në Champions erdhi nga këto katër yje

Pep Guardiola thotë se pajtohet me kritikët, të cilët këmbëngulin se sukseset e tij në Ligën e Kampionëve u mundësuan vetëm nga Lionel Messi, Andres Iniesta dhe Xavi te Barcelona. Guardiola e fitoi Champions-in dy herë në tri vitet që drejtoi si trajner në “Camp Nou”, por nuk ishte në gjendje ta përsëriste këtë sukses në eksperiencën 3-vjeçare te Bayern Munich. Aktualisht, spanjolli është në përpjekjen e tij të tretë për ta fituar këtë trofe me Manchester City. Gjatë një konference shtypi, të mbajtur para përballjes me Schalke, një gazetar i tha trajnerit katalanas se ai dhe arritjet e tij janë objekt i një debati të madh në rrjetet sociale. Kundërshtarët e Guardiolës në internet argumentojnë se “nuk ka mundur ta fitojë Ligën e Kampionëve që nga largimi prej Barcelonës, pasi nuk ka lojtarë si Messi, Xavi dhe Iniesta”. Trajneri i Manchester City buzëqeshi dhe u përgjigj: “Pajtohem plotësisht me ta, nuk do të debatoja. Kur isha trajner te Barcelona e kam thënë shumë herë se kam pasur lojtarë të pabesueshëm. Kam bërë mirë edhe me Bayern Munich e Manchester City, por në Barcelonë kam qenë njeri me fat. Isha me fat dhe pajtohem me qëndrimet në internet, të cilave iu referoheni”. Guardiola e udhëheqi Barcelonën në fitimin e Ligës së Kampionëve në vitin 2009, i cili ishte sezoni i tij i parë si trajner. Ai e përsëriti këtë sukses në vitin 2011, duke mundur Manchester United në të dyja rastet. Klubi katalanas ka vazhduar ta fitojë edhe një herë Champions-in, që kur ai u largua, në vitin 2015.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular