Lamtumirë një simboli. Është shuar në moshën 95 vjeçare. George Mendonsa, marinari protagonist i puthjes ndoshta më të famshme në historinë bashkëkohore, i fotografuar nga objektivi i Alfred Eisenstaedt. Ishte pikërisht ora 17:51 minuta e 14 gushtit të 1945, kur Mendonsa dhe infermierja Greta Zimmer Friedman, shkëmbyen atë puthje apasionante në një Times Square të mbushur me njerëz që festonin për fitoren dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore. Greta vdiq në shtator të 2016, ndërsa Mendonsa, vuante nga një insuficencë kardiake, ka thënë vajza Sharon Molleur për NBC News.
Foto “V-J Day in Times Square”, e publikuar disa javë më pas është bërë një nga imazhet më emblematike të shekullit XX. Mendonsa, peshkatar në pension në Rhode Island dhe Friedman e mësuan më vonë që fotoja e tyre ishte bërë një foto simbol. Vetëm në 1960 ajo sheh foton që e kishte bërë një ikonë dhe në 2012 historiku Laërence Verria i identifikoi protagonistët. George për shkak të tatuazheve në krahun e djathtë, Gretën për lartësinë, krehjen e flokëve dhe uniformën, që koencidonte me fotot e tjera.
’Ishte shumë krenar për atë foto dhe për atë që përfaqësonte’, ka thënë vajza. ‘Gjithmonë, për shumë, shumë vite më pas, kjo ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës së tij’.
… [Trackback]
[…] Read More to that Topic: startnews.news/2019/02/20/lamtumire-george-mendonsa-vdes-marinari-i-puthjes-se-famshme/ […]
… [Trackback]
[…] Find More to that Topic: startnews.news/2019/02/20/lamtumire-george-mendonsa-vdes-marinari-i-puthjes-se-famshme/ […]
Comments are closed.