Profil/ Elisa, vajza që di të përkëdhelë ëndrrën e shefit të vet

0
2743

Të gjithë ata që i kanë ndenjur Edi Ramës pranë në ditët e vështira të protestës studentore dhe më pas gjatë vendimarrjes së vështirë për të ndryshuar 2/3 e qeverisë, kanë dëgjuar pareshtur një refren: do të ndërtojë një kabinet me njerëz të panjohur, që mos ketë bir kurve t’i akuzojë për korrupsion. Në emër të kësaj filozofie ikën njëri pas tjetrit të gjithë emrat më të rëndësishëm të qeverisë për t’u zëvendësuar me figura anonime.

Në fakt opozita, ç’nuk tha për Gent Cakën, e etiketoi edhe si agjent të Serbisë, vetëm si hajdut nuk e përmendi dot. Kjo qe po kaq e vërtetë edhe për ministret gra si Margariti, Denaj apo Shahini. Por si gjithnjë pyll pa derra nuk ka dhe në këtë rast në target do të vihej ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali.

Natyrisht Elisa nuk ishte një virgjëreshë. Akuzat për të kishin gëluar që kur qe drejtoreshë e doganave. Ato kishin bërë që shpesh, në plan të parë, të dilte edhe emri i atij që më pas do të ndante shtratin me të, Salarjon Totaj. Dhe historia nuk përfundon këtu. Gazetare të njohura në vend, e patën shigjetuar Spiropalin për shfaqjen me çantën shtrenjtë Luis Vuitton.

Luksi nuk ishte me sa duket i përjashtuar nga bota e rilindases që ishte njohur në publik si opozitare që mbronte të drejtat e minatorëve të Bulqizës. Disa herë ajo ishte shfaqur në media duke zbritur nga vetura luksoze.

Natyrisht që të gjitha këto teka vanitoze duhet ta kishin një burim. Dhe opozita sot pretendon ta ketë gjetur atë. Në një konferencë shtypi, PD këmbëngul se ka zbuluar një skemë sipas së cilës familjarët e ministers aktuale kanë përvetësuar 350 mijë euro para publike. Ajo ka publikuar dokumentat që tregojnë se si ai, që më pas do të bëhej bashkëshorti i saj, Salarjon Tota, si ish drejtor socialist i ujësjellësit të Fierit, i jepte tendera një kompanie, “Solomon Construction”, e cila ishte themeluar nga vëllai i Elisës, Enkli dhe i cili ia kishte shitur më pas (sapo përfitoi tenderi e parë) për 100 mijë lekë, një të afërmi të përbashkët.

Sipas dokumetave të botuara, kompania e themeluar nga vëllai, pati marrë nga Ujësjellësi i Fierit, i drejtuar nga burri, plot 7 tendera në përiudhën janar 2015- shtator 2016.

Natyrisht, për të gjithë këtë denoncim, ministrja Spiropali ka thënë se asgjë nuk qëndron dhe se ajo do ta ndjekë çështjen në rrugë gjyqësore.

Por pyetja që shtrohet është tjetër: Si arriti Elisa Spiropali të çante barrierën e hekurt të mospërfoljes që Rama ngriti kur kompozoi qeverinë e re? Pse në mesin e Cakës, Shahinit, Denajt dhe Margaritit ia mbërriti të depërtonte edhe Elisa, e cila nuk kishte të njëjtat kredenciale virgjërie sa edhe homologët e saj të panjohur nga publiku?

Përgjigjet natyrisht mund të jenë disa. Por më e dukshmja, ajo që është parë publikisht, qëndron në talentin e ish mjaftistes për të ndjekur shembullin e ish militantëve të majtë që u bënë milionerë. Atë që u mungon në ndershmëri, ata e kompesojnë me sevilizëm.

Dhe Elisës, që guxoi në mes të turmës ta quajë shefin e saj Skënderbe, që në rastin e fundit të goditjes me bojë nga Paloka, i zgjati atij shaminë e bardhë përpara se të pastronte veten, që nuk lë rast prej disa vitesh pa e mbrojtur kryeministrin, pa u bërë merak se çfarë nxjerr nga goja, kjo aftësi nuk i mungon. Ky me sa duket është talenti i saj. Pika e vet më e fortë. Arma që e bëri Edi Ramën që, përpara përkëdheljeve, të harronte përbetimin e tij: Një kabinet me ministra të papërfolur. Lapsi.al