Çfarë po ndodh në Tiranë? Mediat e huaja jehonë krizës politike

1
626

Gazetat dhe televizionet më prestigjioze në botë kanë kthyer vëmendjen ditën e sotme nga Shqipëria, aty ku opozita dhe qytetarët protestonin për herë të dytë Brenda një jave kundër qeverisë “Rama”.

“Në Shqipëri protesta kaq të mëdha nuk shiheshin që kur populli rrëzoi regjimin e Enver Hoxhës në vitin 1990”. Kështu e nis kronikën e sotme televizioni italian Rai2, që raporton për protestën e sotme të qytetarëve shqiptarë në Tiranë.

Sipas gazetarit që ka raportuar direkt nga Tirana, qytetarët protestojnë kundër një qeverie të kapur nga krimi dhe droga. Televizioni italian vë në dukje faktin se shumë shqiptarë kanë ardhur nga jashtë për të protestuar kundër qeverisë.

“Mijëra protestues, mbështetës së opozitës shqiptare, rrethuan godinën e parlamentit për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë, duke e akuzuar për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar”. Kështu e nis artikullin për protestën e sotme të opozitës gjiganti mediatik britanik “Daily Mail”. Nga ana tjetër, media në fjalë i bën jehonë edhe faktit që parlamenti ishte i rrethuar me tela me gjemba, ndërsa seancë plenare u anulua.

“Qindra policë dhe tela me gjemba ishin mbrojtën parlamentin nga protestuesit, ndërsa sesioni parlamentar I së enjtes u anulua”, shkruan ‘Daily Mail’. Deputetët e opozitës, pjesë e partisë së qendrës së djathtë të Lulzim Bashës, firmosën djegien e mandateve dhe kërkojnë zgjedhje të parakohshme, vijon shkrimi.

“Ne do të drejtojmë një proces paqësor dhe demokratik për të rikthyer legjitimitetin dhe demokracinë në Shqipëri’, citon “Daily Mail” kren e PD-së.

Qeveri socialiste, e cila ka 74 nga 140 ndenjëse në parlament nuk ka komentuar, ndërsa gazeta britanike përmend në artikull edhe deklaratat e Federica Mogherinit, Johannes Hahn, ambasadës amerikane në Tiranë, të cilat kërkuan protesta paqësore.

“Shqipëria shpreson të përfitojë këtë vit hapjen e negociatave me BE”, mbyll artikullin ‘Daily Mail’.

Ndërkohë protesta është trajtuar edhe nga gazeta prestigjioze gjermane Deutsche Welle, duke përmendur masat e marra për mbarëvajtjen e saj si dhe duke përmendur thirrjet e bëra nga ndërkombëtarët që të shmanget dhuna.

“Shtatë kordonë me policë kanë rrethuar të (21.02.2019) Parlamentin për ta mbrojtur atë nga aktet e mundshme të dhunës, në protestën e dytë masive të paralajmëruar të opozitës.

Thirrjet nga faktori ndërkombëtar për shmangien e akteve të dhunës dhe zhvillimin paqësor të protestës vijojnë edhe sot duke iu adresuar të gjitha palëve: organizatorëve, protestuesve dhe qeverisë’, -shkruan DW.

Edhe Zëri i Amerikës i ka dhënë një hapësirë jo të vogël kësaj proteste për të cilën shkruan se ajo u mbyll pa incidente, ndërkohë që trajton edhe rrethimin e Parlamentit nga telat me gjemba.

“Është mbyllur pa incidente protesta e sotme e opozitës, e cila nisi para parlamentit, i rrethuar gjatë natës me tela me gjemba, ndërsa qindra forca policie ishin angazhuar pas informacione që policia tha se kishte “për organizimin e akteve të dhunshme, me synim hyrjen në sallën e parlamentit”.

Seanca normale e së enjtes, ishte shtyrë me një vendim të kryetarit të Parlamentit, Gramoz Ruçi. Gjë që sipas opozitës dëshmon se tanimë “parlamenti ka rënë’, shkruan Zëri i Amerikës. Nuk kanë munguar raportimet as nga mediat greke, turke etj.

1 Koment

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: startnews.news/2019/02/21/cfare-po-ndodh-ne-tirane-mediat-e-huaja-jehone-krizes-politike/ […]

Comments are closed.