Emisioni BOOM në Ora News ka publikuar denoncimin e një familjeje në Lezhë ku brenda dy muajve është faturuar 1.2 milion lekë të vjetër nga OSHE-ja, ndërkohë që në kompani i thonë se është bërë një ngatërresë.
“ OSHE-ja e Lezhës më ka vënë në ngarkim dy fatura, një mbifaturim për muajin janar 500 mijë lekë dhe një 700 mijë lekë për muajin dhjetor. Kam shkuar me bo ankesë. Kam shkuar pranë për herë të dytë. Do t’i heqim. Thonë është bërë ngatërresa prapë. Shkoj nga data 12 dhjetor dhe deri më sot. Mesatarisht në muaj paguaj 18 mijë, deri në 25 mijë. Unë nuk kam fabrikë. Nuk mund të harxhojë 700 mijë lekë një llambë, një televizor. Kërkesa është që të hiqet mbifaturimi 700 mijë lekë”, shprehet denoncuesi
“Nuk ka mundësi që një familjar të harxhojë 6371 kw energji elektrike, kështu që ka shumë të drejtë. Unë i kërkoj ndjesë për shqetësimin. Kemi edhe ne njerëz të pandërgjegjshëm. Është gabim i lexuesit. Mund të jetë edhe gabim sistemi. Deri të enjten tjetër ne do ta mbarojmë këtë punë. 99% këtë punë deri ditën e enjte do ta mbarojmë”, ka qenë reagimi I drejtorit të OSHE në Lezhë.
… [Trackback]
[…] Here you can find 29844 more Information to that Topic: startnews.news/2019/02/21/e-pabesueshme-oshe-e-faturon-1-2-milion-leke-qytetari-nuk-kam-fabrike-vec-nje-llambe/ […]
Comments are closed.