BallinaRajoniMaqedoni: Në kërkim të kandidatit konsensual për president

Maqedoni: Në kërkim të kandidatit konsensual për president

spot_img
spot_img

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje me partitë e koalicionit për një kandidat të përbashkët për president në zgjedhjet e 21 prillit.

Pas takimit me kryetarët e dy partive shqiptare që janë pjesë e qeverisë, asaj të Alternativës dhe Partisë Demokratike Shqiptare, kryeministri Zaev ka thënë se këto dy parti kanë mbështetur qëllimin e tij që të dilet me një kandidat të vetëm për president i pranuar nga të gjitha partitë që përfaqësojnë entitete të ndryshme. “Takimet janë të frytshme, pasi besojnë se kjo që propozojmë është në dobi të qytetarëve. Presidenti i ri do të jetë i njëjtë për të gjithë, do të jetë president që do t’i shërbejë qytetarëve”, është shprehur kryeministri Zaev.

Ahmeti: Maqedonia ka nevojë për president konsensual

Për rëndësinë e daljes së partive qeverisëse me një kandidat të përbashkët apo konsensual ka folur edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Ai thotë se arritja e një marrëveshjeje për kandidat të përbashkët për president do të ishte në dobi të shtetit. “E rëndësishme është që të respektohet vullneti i shumicës së qytetarëve të vendit, por edhe porosia, e cila do të jepet të jetë edhe në dobi të shtetit, si dhe të partivë politike që përfaqësojnë”, vlerëson Ali Ahmeti.

Kryetri i Alternativës, Afrim Gashi vlerëson se për partinë e tij nuk është me rëndësi nëse kandidati është partiak apo jo, por me rëndësi është që ai të jetë përfaqësues i të gjithë qytetarëve të vendit. “Ka frymë pozitive për kandidat të përbashkët të partive politike dhe kjo është gjë shumë e mirë. Për ne nuk është me rëndësi, nëse do të jetë kandidat partiak ose mbipartiak. Për ne me rëndësi është që kandidati t’i përfaqësojë qytetarët e të gjitha përkatësive etnike dhe fetare. Kandidati që do të jetë i pranueshëm për të gjithë dhe që nuk do jetë shprehur kundër ndonjë përkatësie të qytetarëve”, deklaron Gashi.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi thotë se do të ishte mirë të nominohet kandidat i qeverisë, sepse me këtë hap do të vazhdohet normalizimi i kësaj politike. “Biseduam për disa emra, por e lamë të kthehemi në partitë tona, të bisedojmë me strukturat tona dhe pastaj së bashku të vendosim, cili është emri që renditet më lartë”, deklaroi Thaçi.

Opozita shqiptare ende pa qëndrim për kandidatin për president

Bisedimet për kandidat konsensual kryeministri Zaev do t’i vazhdoj edhe me partitë opozitare Aleanca për Shqiptarët dhe Besën. Ai është optimist se ata pozitivisht do të prononcohen për këtë qasje të shtrirjes së dorës. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka thënë se mosbashkëpunimi i partive politike shqiptare ka pasoja. Aleanca nuk ka synim ta fitoj BDI-në, por angazhohet që t’i bëjë fitues të gjithë shqiptarët, dhe kjo sipas Selës do të arrihet kur Aleanca do të marrë legjimitetin dhe punën e parë që do të bëjë është ftesa për tryezën e partive politike shqiptare, ku do të merren bashkarisht vemdime, me të cilat do t’i bëjnë fitues të gjithë shqiptarët.

Në zgjedhjet e gjashta presidenciale të caktuara më 21 prill VMRO-DPMNE opozitare do të garojë me profesoreshën Gordana Siljanovska-Davkova, e cila është zgjedhur me shumicë votash në Konventën e partisë.

Pa votën e shqiptarëve vështirë të zgjidhet presidenti

Analisti Naser Zyberi thotë se ka indikacione se partitë nga shumica parlamentare do të merren vesh që të mbështesin një kandidat të përbashkët. “Në rrethin e parë do të mblidhet një korpus serioz, i cili do të qëndroj prapa atij kandidati. Mendoj se partitë e tjera do ta mbështesin kandidatin e LSDM “, thotë Zyberi. Analisti Petar Arsovski vlerëson se një kandidat për president që do ta ketë mbështetjen e më shumë partive politike do të mund të llogarisë në rezultate pozitive në garën presidenciale.

“Në zhvillimin politik të Maqedonisë barriera midis votës maqedonase dhe asaj shqiptare tani më nuk është aq fort e ndarë si më parë. Kjo u vërejt edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare kur votuesit shqiptar mbeshtetën LSDM. Nëse kandidati dhe platforma është korrekte dhe nëse prapa tij ka një vizion dhe ide të qartë, ky kandidat do të kalojë shumë mirë si te maqedonasit po ashtu edhe tek shqiptarët”, vlerëson Arsovski.

Edhe për analistin Albert Musliu ka ndryshuar dukshëm atmosfera në shoqëri. Sipas tij nuk do e habiste fakti, se një kandidat i përbashkët edhe po të jetë edhe shqiptar do të mund ta merrte përkrahjen edhe tek votuesit maqedonas. “Maqedonia po hyn në një fazë, ku këto çështje seriozisht mund të gjejnë përgjigje pozitive. A është momenti tani, nuk e di, por jam i sigurt se në këtë drejtim po lëvizim. Fitorja e kandidatit të ardhshëm për president nuk do të varet nga fakti se kush do ta nominojë por edhe nga personaliteti i tij”, vlerëson Musliu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular