Zola përfundon në spital para ndeshjes së Europa League

0
2059

Gianfraco Zola, ndihmësi i Maurizio Sarri-t,  pas operacionit të zhvilluar javën e kaluar për të hequr gurët në veshka, ka patur disa komplikacione dhe ka qenë i detyruar të shtrohet në spital.

Ai nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e kthimit të 1/16-ave të Europa League që Chelsea do të luajë mbrëmjen e sotme kundër Malmo. Akoma nuk dihet se kur mund të kthehet. Londinezët e kanë fituar 2-1 takimin e zhvilluar në Suedi 14 shkurt.