Protesta para Parlamenti, çfarë thanë 28 deputetët e PD që iu drejtuan qytetarëve

2
2405

Ervin Salianji: Të nderuar qytetarë e qytetare, demokratë e lsi-stë. Ne, më datën 16 dëgjuam zërin tuaj, zërin e qytetarëve, zërin e votuesve. Mandati ynë, mandati im, Ervin Salianji ju takon qytetarëve, ju takon ju!

Luan Baçi: Të nderuar bashkëqytetarë, Tirana, Vlora, Gjirokastra, Fieri, gjithë Shqipëria. Unë jam Luan Baçi, kryetar i PD së Fierit, deputet. Mandati im është i juaji. Të gjithë bashkë.

Gent Strazimiri: Në këto orë, Gramoz Ruçi bëri veprimin e parë si një përfaqësues i denjë i Sigurimit të Shtetit. Sot pas 28 vjetësh, Gramoz Ruçi, Kryetari i Parlamentit rrethon me tela me gjemba parlamentin, sepse këta kanë frikë nga populli. Vëllezër e motra, fëmijët që kanë lindur si sot 28 vjet më parë, ditën kur ne përpiqeshim përballë Gramoz Ruçit, sot janë bërë prindër. Për të nuk mundën të bëjmë gjë. Sot jemi këtu dhe do të bëjmë gjithçka, për fëmijët e tyre. Rroftë Shqipëria!

Valentina Duka: Të dashur shqiptarë, të dashur demokratë, të dashur korçarët e mi. Jemi përpjekur me të gjitha mënyrat t’ju përfaqësonim në mënyrë dinjitoze në parlamentin shqiptar. Ky parlament nuk ishte parlamenti që ju meritoni, prandaj mandati ynë është mandati juaj, Për një Shqipëri më të prosperuar dhe për një Shqipëri më evropiane. Rama ik! Demokratët do të fitojnë.

Xhemal Gjunkshi: Përshëndetje motra dhe vëllezër, Unë jam deputeti i Partisë Demokratike i Qarkut Dibër, Xhemal Gjunkshi. Të dashur dibranë, bulqizakë, matjanë,  të nderuar shqiptarë, mirëse keni ardhur në këtë tubim madhështor. Sot kemi ardhur për t’i thënë stop lëvizjes së këtij pushteti të inkriminuar, këtij pushteti të lidhur me bandat, këtij pushteti që i shërben krimit, bandave dhe vetëm bandave. Këtij pushteti i cili është i rrëzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga media prestigjioze si Kolumbia e Europës.  Ju nuk jeni dhunues, jeni protestues. Le të protestojmë dhe të qëndrojmë këtu të gjithë sëbashku. Rama ik! Rama ik! Fitore! Fitore! Fitore!

Lorenc Luka: Të dashur qytetarë të Shkodrës, ju që jeni shpirti i protestës! Të dashur shqiptarë, të respektuar dhe të nderuar të përndjekur politikë, sot mandatet tona janë në duart tuaja. Ne sot jemi këtu dhe protestojmë kundër rikthimit të diktaturës. Sot të gjithë së bashku t’i japim pikërisht atë që meritojnë pikërisht ato që për sa e sa vite sunduan në mënyrën më kriminale këtë vend. Sot ne jemi sëbashku për të mbrojtur demokracinë. Sot ne jemi së bashku për të ndërtuar të ardhmen. Mandatet tona janë të duart tuaja ta ndërtojmë të ardhmen tonë së bashku, të mbrojmë demokracinë nga një njeri që po e dhunon çdo ditë atë. Të dashur bashkëqytetarë sot është dita më e rëndësishme për të gjithë. Ejani së bashku të ndërtojmë të ardhmen! Ejani së bashku të mbrojmë të ardhmen e fëmijëve tanë! Të përndjekurit politikë më shumë se asnjëherë duhet të jemi së bashku dhe të mbrojmë demokracinë. Faleminderit!

Grida Duma: Shqiptare dhe shqiptarë, sakrifica jonë sot është asgjë përpara heroizmit tuaj sot. Ju jeni heronjtë që të gjithë shqiptarët po shikojnë e gjithë Shqipëria. Askush nuk ka sy tjetër përveç jush. Ju jeni sot për misionin më të madh që kanë shqiptarët në këtë vend, do të jepni atë që meritojnë shqiptarët : zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rama ka ikur! Ne do të qëndrojmë deri në fund për t’i dhënë shqiptarëve heroizmin tuaj dhe meritën e tyre. Rroftë Shqipëria! Fitore!

Jorida Tabaku: Përshëndetje Tirana! Nuk e kam parë ndonjëherë këtë shesh më të bukur se sot. Shumë faleminderit që keni ardhur këtu në këtë shesh. Ishit me 16 –të, por më e rëndësishmja që nisim bashkë sot me 21 shkurt një rrugëtim të ri, bashkë me qytetarët, bashkë me gjithë shqiptarët. Për këto 6 vite Partia Demokratike ka arritur shumë. Kemi bërë shumë beteja bashkë me ju, por një nuk e kemi fituar dot, të shporrim Ramën. Sot nisim një betejë të re për të hequr këtë regjim. Sot nisim një betejë të re ku të gjithë shqiptarët bëhen bashkë në aleancën më të madhe të njerëzve të ndershëm, të shqiptarëve të mirë, të atyre që e duan këtë vend, që duan që fëmijët e tyre të jetojnë në këtë vend dhe të punojnë në këtë vend. Sot bëhemi bashkë për të larguar përfundimisht këtë shtet që ka kapur prej fyti qytetarët, bizneset, fermerët, mësuesit, pensionistët. Sot bëhemi bashkë për të nisur një rrugë të re që nuk e ka parë asnjëherë asnjë shtet tjetër për të shporrur Ramën, për të shporrur këtë qeveri! Fitore! Fitore!

Klevis Balliu: Të dashur motra dhe vëllezër, unë jam Klevis Balliu dhe mandati im është i juaji, se fuqia është e juaja. Jemi mbledhur sot këtu për t’i thënë njëzëri këtij krimineli: Rama ik! Rama ik!  Shqipëria është e shqiptarëve, jo e tradhtarëve! Sot është koha juaj, koha e bandave mori fund. Është koha e qytetarëve shqiptarë. Merrni në dorë fatet e vendit. Rama ik! Rama ik!

Dashamir Shehi: Të nderuar qytetarë të Tiranës. (Pas ovacioneve) Unë e mora prapë mandatin. Shikoni, ky zotëria që duam të përzëmë, është e keqja më e madhe që na ka rënë këto 30 vjet. Nuk kemi qenë mrekullia as ne, nuk jemi shkëlqimi, nuk jemi pa huqe, por si ky nuk i kishte rënë Shqipërisë. Prandaj duhet ta përzëmë, një ditë e më përpara. Kjo është e para. Ky njeri që bredh poshtë e përpjetë Shqipërisë, duke hedhur helmin kundër shqiptarëve vetë, ky që pretendon se do të bashkojë Shqipërinë me Kosovën, ky do ta ndajë edhe Shqipërinë, nëqoftëse e lëmë. Por nuk kemi për ta lënë. Kjo është rrugë që mund të jetë e gjatë, e vështirë, por nuk ka më kthim prapa. Dhe s’kemi rrugë tjetër. Dhe këtë do t’ua sqarojmë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, se kjo që po bëhet, bëhet për të mirën e Shqipërisë. Nuk kemi rrugë tjetër, nuk na kanë lënë shteg tjetër, përveç protestës së rrugës. Do të vijë dita që do t’i kthehemi asaj sallës, por duhet t’i kthehemi si burrat. Kështu që, unë ju falenderoj për entuziazmin. Keni ardhë nga e gjithë Shqipëria, keni ardhur në këtë qytet, që është qyteti i lirisë. Nuk na e marrin dot. Do ta mbrojmë.

Lindita Metaliaj: Demokratë e demokrate nga e gjithë Shqipëria. Unë jam Lindita Metaliaj, dhe mandati im shkon për Lezhën, Kurbinin e Mirditën. Ne jemi këtu për t’i kthyer legjitimitetin këtij parlamenti. Ata janë aty për paratë e pista të krimit e të drogës. Ndaj, të gjithë së bashku, duhet të protestojmë, të largojmë Edi Ramën dhe bandën e tij qeverisëse. Rama Ik!

Agron Shehaj: Të dashur motra e vëllezër, Edi Rama që në fillim ka patur vetëm një qëllim, të vjedhë shqiptarët, për të pasuruar veten dhe oligarkët. Ky parlament nuk është tempulli i demokracisë, ky është klubi i hajdutëve. Sot ne i dhamë fund këtij parlamenti dhe do të ndërtojmë bashkë një Shqipëri për të gjithë dhe jo vetëm për disa.

Izmira Ulqinaku: Të dashur të rinj e rë reja. Të dashur shkodranët e mi. Jemi mbledhur sot për të protestuar kundër qeverisë së krimit, kundër qeverisë së drogës, kundër qeverisë së varfërisë. Jemi këtu, duke protestuar për të larguar të keqen e madhe, për të larguar njollën e zezë që ka mbuluar Shqipërinë, për të larguar Edi Ramën. Rama ik!

Albana Vokshi: Përshëndetje demokratë e demokrate, qytetarë nga e gjithë Shqipëria. Jemi sot këtu për të thënë njëzëri “Rama ik”!. Edhe unë që dje jam zhveshur nga mandati i deputetes, sepse kam dëgjuar zërin e nënave, kam dëgjuar zërin e grave, që janë viktimat më të mëdha të Edi Ramës. Që ju nëna, të mos derdhni lot dhe fëmijët tuaj të mos shkojnë në emigracion, sot të gjitha në një zë duhet të themi “Rama ik”. Që ju nëna të mos derdhni lot, kur fëmijët tuaj të mos marrin shërbimin shëndetësor, sot duhet të themi “Rama ik”. Që ju nëna të hapni derën e të ardhmes së fëmijëve tuaj, duhet të shporrim një orë e më parë Edi Ramën. Rama ik!

Bardh Spahia: Të dashur bashkëqytetarët e mi shkodranë, të dashur qytetarë shqiptarë. 16 shkurti e vendosi, 16 shkurti e vulosi, mandati im, mandati ynë është i juaji. Është i juaji mandati për ta shkundur nga themelet narkoshtetin që ka uzurpuar sot zyrat e Kuvendit, zyrat e qeverisë dhe çdo zyrë të këtij shteti të korruptuar. Edhe njëherë, ju bëj thirrje të jemi bashkë deri në fund, për t’i zhdukur nga zyrat e shtetit shqiptar këtë bandë kriminelësh që i kanë zënë të ardhmen, që i kanë zënë frymën Shqipërisë dhe shqiptarëve. Le ta kthejmë Shqipërinë në rrugën e vlerave evropiane, ta kthejmë Shqipërinë dhe shpresën për shqiptarët dhe të ardhmen e tyre. Edhe njëherë, ka vetëm një rrugë, “Rama ik”.

Luçiano Boçi: Të dashur qytetarë shqiptarë, ne të gjithë kemi folur shpesh në atë parlamentin e marrë fund, por sot janë fjalimet më të vërteta, më emocionuese dhe më të bukura, të thëna ndonjëherë nga ne, sepse sot, ky është zëri juaj, është vullneti juaj. Ne, sot, kemi vendosur të djegim mandatet, bashkë, dhe mbi hirin e tyre ne do të ndërtojmë drejtësi të re politike, një drejtësi të re ekonomike dhe sociale, bashkë me ju. Kjo nuk është thjesht dita e djegies së mandateve, kjo është dita e nisjes së gjykimit, për të shkulur simbolin e korrupsionit, simbolin e hajdutërisë, simbolin e krimit, Edi Ramën. Prandaj së bashku të brohorasim “Rama ik”!

Aldo Bumçi: Përshëndetje të gjithëve. Edi Rama i varfëroi shqiptarët, Edi Rama i dhunoi, e futi një komb në depresion, i detyroi të largohen si sirianët një kryeministër i marrë, i inkriminuar dhe i korruptuar. Por pyetja është jo pse është Edi Rama i tillë, por pse shqiptarët e lejojnë Edi Ramën. Kjo është pyetja: Pse shqiptarët lejojnë një kryeministër të tillë? Dhe ne jemi sot këtu për të treguar që jemi një popull me dinjitet, që nuk pranojmë një kryeministër të tillë. Çfarë e ka mbushur këtë shesh? Ka shumë urrejtje ndaj Edi Ramës. Me të drejtë ka urrejtje dhe mllef ndaj Edi Ramës. Por këtë shesh nuk e ka mbushur urrejtja, e ka mbushur shpresa, shpresa për një jetë më të mirë, dashuria për familjet tuaja. Rama, shporru!

Flamur Noka: Të nderuar vëllezër e motra. Unë jam Flamur Noka, jam deputet i Partisë Demokratike. Më ka sjellë në parlament Kukësi, Hasi dhe Tropoja, por më kanë sjellë t’i përfaqësoj ata dhe më kanë dhënë një porosi: Pakt me krimin kurrë, pakt me korrupsionin kurrë dhe të luftojmë e të punojmë për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Rama ik, sepse ti ke bërë pakt me krimin. Rama ik, sepse ti përfaqëson korrupsionin. Rama ik, sepse ti përfaqëson bandat. Rama ik, sepse ti ke shkatërruar Shqipërinë. Rama ik, sepse ti i përzure shqiptarët nga Shqipëria. Rama ik sepse ti e shndërrove Shqipërinë në Kolumbi. Rama ik, sepse nuk je as më shumë e as më pak, por thjesht përfaqësues i perversitetit. Shqiptarët duan që të jetë në krye të vendit një përfaqësues i ndershëm. Rama ik, sepse ti përfaqëson të shkuarën e errët të shqiptarëve. Shqiptarët duan të ndërtojnë të ardhmen. Rama ik, se koha jote mbaroi. Shqiptarët me datën 16 e sot e në vazhdim, tregojnë se janë shumica që të përbuzin, sepse nuk mund të pranojnë shqiptarët në krye një njeri të tillë me probleme të rënda psikike. Shqiptarët nuk pranojnë t’i përdhunojnë banda jote me në krye ty. Shqiptarët do të ta tregojnë vendin, sepse e ke mbushur parlamentin me kriminelë. Ai parlament është i juaji. Ne jemi zhveshur nga çdo imunitet, nuk jemi më deputetë, sepse nuk mund të jemi në një vend me hajdutët. Rroftë liria, rroftë Partia Demokratike. Rroftë fitorja!

Edmond Spaho: Të nderuar qytetarë të Shqipërisë. Unë jam Edmond Spaho dhe mandati im u takon qytetarëve të Peqinit, Belshit, Gramshit, Cërrikut, Prrenjasit, Librazhdit dhe Elbasanit. Unë dhe kolegët e mi, do të jemi me ju. Do të luftojmë çdo ditë, për më shumë demokraci, për më shumë mirëqenie, kundër vuajtjeve dhe mjerimit, kundër korrupsionit, kundër krimit, kundër vjedhjes së votave. Nga sot, ne duhet të bashkojmë zërin “Rama ik”.

Dhurata Çupi: Përshëndetje qytetarë nga e gjithë Shqipëria. Përshëndetje dibranë e matjanë, që më dhatë mandatin e deputetit. Sot 28 vite më përpara, në këto sheshe ne kërkonim liri e demokraci dhe Shqipërinë si e gjithë Evropa. 28 vite më pas ne s’kemi as liri, as demokraci e as nuk kemi të hapur rrugën për në Evropë. Prandaj jemi sot të gjithë këtu. Ju jeni sot deputetët, kjo është seanca plenare sot. Ai është parlamenti i krimit, ai është parlamenti i diktaturës, si 28 vite më përpara. Prandaj i themi parlamentit jolegjitim që të ikë, prandaj i themi Edi Ramës të ikë nga qafa e shqiptarëve, sepse i ka varfëruar dhe e ka mbytur vendin në korrupsion.

Andon Frrokaj: Të dashur shqiptarë jam Anton Frrokaj, deputet i Kurbinit, Mirditës dhe Lezhës. Mandatin tim ia dorëzoj me gjithë kënaqësinë e shpirtit sepse ju vendosët dhe kthyet shpresën në Shqipëri. Edi Rama e hoqi e atë. Rama ik! Rama ik! Ju sollët edhe një herë lirinë. Edi Rama e hoqi atë. Rama ik! Ju e rikthyet demokracinë në Shqipëri, prandaj Shqipëria është e juaja.  Rama ik! Rama ik! Rama ik!

Oerd Bylykbashi: Të nderuar shqiptarë unë jam Oerd Bylykbashi, deputet i popullit dhe sot mandatin tim unë e kthej tek ju. Ajo ndërtesë atje është ndërtesa që në 2013-ën, Edi Rama e mbushi me kriminelë. Edi Rama ju ka vjedhur, po ju prish shtëpitë, po vjedh pronën publike, po ju vjedh shtëpitë, po vjedh taksat. Edi Rama po ju vjedh përditë të ardhmen tuaj. Çdo ditë e më shumë që Edi Rama dhe bandat e tij e hajdutëve qëndron në atë ndërtesë aq më shumë vite shpresë ikin për fëmijët tanë. Sot ne kthejmë mandatet mbrapsht tek ju për t’u kthyer tek ju, për të luftuar së bashku me ju në mënyrë që Edi Rama të shporret nga ajo ndërtesë. Liri, demokraci,  vite më pas përsëri na duhet të luftojmë për to. Forca!

Romeo Gurakuqi: Të nderuar bashkëqytetarë të Shkodrës e të gjithë Shqipërisë. Ky parlament është themeluar në vitin 1920, nga njerëzit më të shquar të kombit dhe është dhunuar me 2 dhjetor 1945, nga etërit e këtyre që janë në pushtet. 74 vjet më parë, në këtë shesh, elita kryesore e Tiranës, ata që themeluan Parlamentin, institucionet e lirisë në këtë vend, u dhunuan. 74 vjet më parë, banorët e këtij qyteti përjetuan një prej masakrave më të rënda prej etërve të tyre. Askush nuk e mendonte, se pas 28 viteve, që etërit e tyre, ata që dhunuan kombin shqiptar, nacionalitetin shqiptar, lirinë, kushtetutën, përparimin që kishte bërë ky vend, do të ktheheshin përsëri, dhe në të njëjtën mënyrë, nga viti 2013 e deri më sot, vazhdojnë të dhunojnë lirinë. Unë kam ardhë në këtë parlament si përfaqësues i popullit të Shkodrës, me mendimin e mirë dhe për të dhanë kontributin në përparimin e demokracisë dhe për një Shqipëri të barabartë nga Vermoshi në Konispol. Misioni ynë ka qenë i pamundur. Jemi ndërprerë, jemi persekutuar, dhe populli im, i Shkodrës, i Malësisë së Madhe, i Dukagjinit, i Pukës, i Fushë-Arrëzit, i Malësisë së Gjakovës, Kosova jonë, për shkak të këtij regjimi, asht në momentin ma kritik, dhe jemi në një situatë që duhet të përgjigjemi, duke ia dorëzuar mandatet popullit tonë. Rama ik!

Nada Meçorapaj: Të nderuar demokratë dhe demokrate të gjithë Shqipërisë,

Unë jam deputetja e Vlorës Nada Meçorapaj. Mandati im i kalon qytetarëve të Vlorës dhe gjithë Shqipërisë. Vlora është qytet që ka bërë historinë por jo me Edi Ramën. Edi Rama është deputet i Vlorës por Vlora do ta zhdukë atë nga këto karrige. Vlora do të dijë të bëjë historinë. Përpara dhe me fitore për të gjithë!

Fatbardha Kadiu: O populli im, jam deputete e Qarkut Durrës, quhem Fatbardha Kadilli. Sovrani më dha mandatin dhe ky mandat është i sovranit. Durrësi nuk mundet dot të durojë bandat e krimit të Dakos dhe të Ramës. Ne e kemi treguar ndër dekada që ne nuk mundeni dot të na vënë nën diktaturë asnjëlloj  sistemi. Mandati jonë sot është mandatet tuaja.

Halim Kosova: Mirë se keni ardhur! Keni bërë më shumë burra se gra. Jam Halim Kosova. E keqja në këtë vend do të rrijë dhe do të vejë përfund të mirën për sa kohë e mira do të rrijë dhe do të bëjë sehir ndaj së keqes. Prandaj ka ardhur koha që e mira të zgjohet dhe të marrë tagrin e vendit të vet. Këto lloj protestash jo vetëm duhet t’i fusin frikën qeverisë por duhet të bëjnë që edhe Partia Demokratike t’i vëjë gishtin kokës për përgjegjësitë që ka për të ardhmen. Është një koncidencë e bukur që ky shesh i mbushur si kurrë më parë është pikërisht në rrugën Xhorxh Ë.Bush, mikut të madh të shqiptarëve. Asnjë të mos e heqë nga mendja që SHBA janë pro Shqipërisë, pro demokracisë dhe nuk do ta lënë asnjëherë pas Shqipërinë por do të jenë përkrah jush, përkrah të mirës kundër të keqes. Unë ju uroj fitore një minutë e më parë! Faleminderit!

Endri Hasa: Bashkëqytetarët e mi, të rinj dhe të reja, populli i Elbasanit, populli i Shqipërisë, Unë jam Endri Hasa dhe unë kam ardhur këtu duke më sjellë populli i Elbasanit si përfaqësues i juaji. Ajo godinë nuk është më e popullit, ajo godinë është e kriminelëve, ajo godinë është e Edi Ramës që po e vjedh, po e dhunon, po e masakron këtë popull çdo ditë. Shohim nëna që qajnë, fëmijë që nuk kanë të hanë, prandaj njerëzit janë këtu. Sepse populli nuk meriton këtë qeveri, populli meriton më shumë. Prandaj ne jemi këtu. Unë Endri Hasa ia kthej mandatin popullit të Elbasanit, popullit që më ka sjellë këtu, mandati është i juaji. Rama ik! Rama ik! Rama ik!

Genc Pollo: Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, Jam Genc Pollo dhe falënderoj votuesit e Fierit, Shkodrës, Korçës, Kukësit, Vlorës dhe Tiranës për mandatin që nuk është i imi, por është i juaji. Këtu nuk jemi mbledhur për një mandat deputeti, as për 40 mandate as për 140 mandate deputetësh, sepse janë të parëndësishme sot, ju që jeni në këtë shesh, keni një mandat nga e gjithë Shqipëria, nëse jetoni në këtë vend, nëse jetoni në diasporë, për të larguar një të keqe. Dhe është një e keqe e madhe, nuk është e vogël. Shqipëria ka pasur shumë të tilla në histori, por unë e kam pyetur veten përse? Nga e shtuna dhe nga e sotmja, unë kam besim dhe shpresë dhe ju keni besim dhe shpresë, edhe Shqipëria ka besim dhe shpresë dhe Europa ju them se ju ndjek, bashkë me Perëndimin dhe Botën, kam besim dhe shpresë se Shqipëpria do të dalë nga rruga e gabuar ku e ka çuar Edi Rama. Nga rruga e plaçkitjes së popullit, në rrugën e bashkimit me banditët, nga rruga e përzënies së dhjetëra, qindra, mijëra banorëve  që kanë një të ardhme këtu bashkë me fëmijët, po të kishin një qeveri të drejtë. Dhe ky ndryshim nuk bëhet lehtë, prandaj ju ftoj të keni qëndresë dhe të keni durim. Kjo është një betejë që është para nesh dhe duke filluar nga sot me qëndresë dhe durim. Nga nesër me qëndresë dhe durim sepse e vetmja e vetmja mundësi dhe e vetmja shpresë, dhe e vetmja siguri që kanë banorët e këtij vendi dhe miqtë e këtij vendi jeni sot ju. Ju ka mandatuar e gjithë Shqipëria për të larguar Edi Ramën nga qeveria dhe për të sjellë atdheun tonë në shinat e normalitetit. Mos u largoni! Qëndroni, luftoni dhe do të fitoni!

Edi Paloka: Vëllezër dhe motra. Unë jam Edi Paloka për ata që nuk më shohin dhe po ju them se sot jemi këtu, jo për të djegur mandatin. Ne sot e kemi marrë mandatin, sepse sot, realisht, ju na keni dhënë mandatin ta shporrim atë qelbësirë që ka gojën më të qelbur të këtij vendi. Shumë prej jush më përgëzuan për aktin që bëra. Ajo nuk ishte hakmarrje e Edi Palokës, ajo ishte hakmarrje e shqiptarëve. Boja në gojën e qelbur atij që urdhëron me atë gojë të qelbur dhunën  ndaj shqiptarëve. Atij që, me atë gojë të qelbur, ka urdhëruar edhe sot arrestimin e njerëzve që dolën të protestonin për bukën e gojës dhe janë në burg nga kjo qelbësirë. Por në gojën e qelbur të atij që urdhëroi dhe urdhëron prishjen e shtëpive të qytetatëve të vendit të vet. Por në gojën e qelbur të atij që urdhëron varfërimin e popullit të vet. Që urdhëron dhunë! A mund të jetë vëllezër, ai institucion aty, përfaqësues i popullit? A mund të jetë ai institucion i rrethuar me tela me gjemba me gjemba, përfaqësues i shqiptarëve? Shihni çfarë ka bërë. Ky simbol këtu është simbol i të persekutuarve të regjimit të kaluar. Sot për fat të keq kemi përballë Gramoz Ruçin që mbyll Parlamentin, por kemi një më të zi se Gramoz Ruçin, Edi Ramën. Sot jemi këtu jo për të djegur mandatet tona, por për t’i djegur mandatin atyre. Sot është fundi i Edi Ramës. Rama ik!

 

 

 

2 KOMENTET

Comments are closed.