Edhe pse nuk ka mbushur ende muajin në krye të Ministrisë së Infrastrukturës, ministrja Belinda Balluku ka vendosur të anulojë një tjetër vendim të paraardhësit të saj, Damian Gjiknuri. Mësohet se, ministrja Balluku ka kërkuar ndryshimin e vendimit për ndalimin e importit të makinave më të vjetra se 10 vite prodhim. Prej janarit të këtij viti në Shqipëri nuk lejohet importi i automjeteve më të vjetra se 10 vite nga prodhimi. Grupit të punës i është kërkuar nga Ministrja të rishikojë vendimin e dhënë prej paraardhësit të saj, duke favorizuar kështu tregtarët e makinave të vjetra.
Në Tiranë numri i makinave për kilometër llogaritet të jetë më i madh se Amsterdami apo Berlini.