Nga Basir Çollaku
Qindra CD të pazbardhura të 339, janë sekretet e mazhorancës dhe pushtetit, që ruhen nga Donika Prela dhe Arta Marku. Kjo ëhstë super-dosja elektorale ku pushtetit dhe bandat kanë punuar së bashku dhe më pas kanë ndarë njëlloj bashkë pushtetin e fituar. Dosja e nxehtë ruhet nga zonjat e Prokurorisë të cilat garojnë dhe për vendet e njëra-tjetrës, në fshehtësi.
Në dosjen 339 të janë qindra CD përgjimesh, ende të pazbardhura, që kanë mëkate tronditëse për qeverinë. Ndaj duhet të qëndrojnë në detyra eprorësh njerëzit e bindur, si kasaforta të mosshpërthimit të hetimit.
Kush i financon prokurorët, gjykatësit, trupën drejtuese të sistemit, në promovim karriere në këtë kohë të mbrapshtë, kur zhurma të mbyt për reformën, e heshtja bën hatanë nën dorë?!
Dyshimet serioze vështirë t’i shoqërosh me prova bisedash, premtimesh, pagesash, shkresash, por ama sjelljet në hetime prokurorie dhe vendime gjykatash, janë më tepër bindëse se hamendësimet. Po përse?!
Emërimi i njëanshëm, jokonsensual i Arta Markut, sipas Kushtetutës, i përkohshëm, e për pak javë u bë vite, shpërndarja internuese e Prokurorëve të Krimeve të Rënda të dosjes “Shullazi” e “Tahiri”, mbarimi i atyre të “Dajtit”, shpërblimi i Donika Prelës nga Durrësi ditën e vjedhjes së postës sekrete të prokurorisë, me emërim në krye të Prokurorisë për Krimeve të Rënda, e mjaft vendime haptazi të paligjshme, kanë futur drejtësinë në rrugë të verbër.
Dosja 339, është një investim partnerësh më së shumti, me fashikuj të pafund përgjimesh, për blerjen masive të votave në të gjithë qarqet e Shqipërisë. Ajo zbardhi skemën kriminale të bashkëpunimit të qeverisë, eksponentëve të lartë politik dhe publik. Në të kemi, kryebashkiakë, si Gjushi me shoqni, prefektë, disa ministra, plot deputetë, shumë zyrtarë të lartë, të cilët hapur drekojnë, kuvendojnë, shkëmbejnë para dhe ndere për tendera, punë publike, para publike, me organizata kriminale, të trafikut të drogave të shtrenjta si heroinë, kokainë.
E gjithë sasia e përfitimeve të paligjshme, shkonte tek Edi Rama, arkitekti i rritjes së numrave në Parlament dhe ndenjësve nëpër Bashki, me ortakëri me bandat. Me gjithë konspiracioinin, mbylljen hermetike të Prokurorisë, për të mos dalë sheshit zullumet e frikshme të kësaj dosje, Zëri i Amerikës dhe Birn, publikuan materiale shokuese. Fajtorët nuk shkuan as në burg, as askund, por qëndrojnë ende në pushtet. E nisën me dosjen Shullazi, duke larguar mbi 10 Prokurorë të Krimeve të Rënda, pjesë e rëndësishme hetimi edhe në 339-ën. Vijuan me lehtësira befasuese për Dritan Dajtin. Kulmon me komedinë me bosin Klement Balilin. Donika Prela bëri rrëmujën e paprecedentë në Krimet e Rënda, duke degraduar deri në sherr fizik. Arta Marku nisi procedimin disiplinor dhe transferimin, ku nuk mungonin Besim Hajdarmataj dhe Olsian Çela, dy ish-drejtues të Krimeve të Rënda. Gjykata Administrative vendosi kundër Donikës dhe Artës, duke vendosur se zonjat drejtuese kanë vepruar paligjshmërisht. Sërish halli kthehet te 339, Kodi i Kuq për mazhorancën dhe kryeminsitrin. Vangjush Dako del zbuluar në ortakëri me bandat, deputetët drejtues në burgje dhe terren elektoral dalin hapur në aktivitet kriminal, në favor të plackitjeve të votave. Donika dhe Arta nuk e arrestojnë dot Dakon, nuk munden ta bëjnë nga frika e Ramës dhe të tjerëve.. Po tani kush sponsorizon?
339, është hapur politikë dhe krim. Bandat në Durrës, Lezhë, Dibër, Vlorë, Kukës, Shkodër, në mbi 9 qarqe kanë punuar për llogari të Rilindjes. Vangjushi, Ahmetaj, Gjiknuri, Tahiri, Sejdini, janë kryesisht më të dyshuarit për mbajtjen e fijeve lidhëse, të cilat kulmojnë tek shef Edi. Fatmir Xhafa provoi të dilte nga laku dhe të arrestonte Dakon, por Donika dhe Arta nuk iu bindën. Sandër Lleshi as në ëndërr nuk mendon të sillet njëlloj. Ai mjaftohet me rregullat e qarkullimit rrugor dhe rregulloret, ose kundragaz për gazetarët.
Në këtë dosje gjenden të dhëna thuajse kinematografike, për banda politiko-kriminale, të vjeljes së gjobave, për ministra e politikanë, të cilët nuk kanë dorëzuar taksat tek shefi. Por çfarë po ndodh saktësisht?!
Rama nuk është vetëm. Bandat e lëna në qetësi, të patrazuara, mundet lehtësisht të kenë bërë marrëveshje me kryeministrin dhe të emërojnë në detyra të rëndësishme prokurorë e gjyqtarë, apo në për shumë KLPLGJ-ra dhe me marifete proceduriale paguajnë karriket ku janë ulur. Të lirë apo nëpër qeli, të fortët e krimit, pasi kanë arkivuar telashet e përfshirjes së Ramës në këtë skemë pushteti, për llogari të tyre bëjnë çdo biznes. Në episode frike e trembje nga daljet e të fshehtave, Rama kanos butësisht si në lutje, duke thënë se janë dërguar mesazhe nga burgu, nga “qeveria tjetër” . Ndaj nëse Donika dhe Arta, japin kohë, leje, mundësi pune dosjes 339, të veprojë ligjërisht për Gjushin, ministra e deputetë, prefektë e zyrtarë dhe pa harruar shef Edin, atëherë 339, është vettingu i parë serioz në drejtësi..
Deri atëherë Gjushi mbetet siç vetëthotë akullore, e Rama një surrelas në pritje…
… [Trackback]
[…] Read More Information here to that Topic: startnews.news/2019/02/22/dosja-339-sekretet-ne-cd-arta-donika-gjushi-dhe-shef-edi/ […]
… [Trackback]
[…] Read More here on that Topic: startnews.news/2019/02/22/dosja-339-sekretet-ne-cd-arta-donika-gjushi-dhe-shef-edi/ […]
Comments are closed.