Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas infromacioneve të marra nga burimet presidenciale, Erdoğan dhe Trump diskutuan zhvillimet e fundit në Siri dhe theksuan rëndësinë e mbështetjes së procesit politik.
Të dy presidentët po ashtu riafirmuan vendosmërinë e tyre të përbashkët për të luftuar çdo lloj terrorizmi.
Gjatë bisedës, Erdoğan rikonfirmoi dëshirën e Turqisë për të vazhduar marrëdhëniet e ngushta me partnerin e saj strategjik.
Krerët e të dy vendeve ranë dakord se vendimi i tërheqjes së SHBA-ve nga Siria duhet të zbatohet në bazë të interesave të përbashkëta dhe pa dëmtuar qëllimet e përbashkëta.
Presidenti turk dhe ai amerikan po ashtu ranë dakord të zhvillojnë më tej marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve dhe të arrijnë qëllimin tregtar prej 75 miliard dollarësh.