Tarifimi i çdo krediti për lëndët përsëritëse ka qenë pikërisht arsyeja e nisjes së protestës. Këmbëngulja e mijëra studentëve solli anulimin e pikës 4 të këtij vendimi, por pavarësisht kësaj, studentët e masterit të Akademisë së Arteve vijojnë t’i nënshtrohen pagesës të krediteve për provimet e mbartura.
Kamera e Top Channel shkoi në zyrat e financës së këtij Universiteti, ku u pohua skandali i marrjes së të ardhurave nga studentët në mënyrë të padrejtë duke shkelur detyrimin ligjor.
“Punonjësja: VKM-ja nuk ka prekur… në master je?
-Studenti: Po.
Punonjësja: Nuk ka prekur masterin fare.
1 kredit kushton 3500 lekë, dhe studentët janë të shqetësuar se si ky vendim i anulluar aplikohet në institucionin arsimor ku ata studiojnë me çmime tepër të larta për ekonominë e tyre.
Punonjësja: 6 kredite edhe 2.
Studenti: Sa i bie në total?
Punonjësja: 8.
Studenti: Në çmim sa i bie?
Punonjësja: 28 mijë të reja, 280 mijë lekë.
Studenti: Po si ka mundësi? Këta thanë që do i heqin kreditet!
Punonjësja: Ato kërkuan te Bachelor-i, ja hoqën pra Bachelor-it kreditet. Donin të vinin kredite te Bachelori, studentët u ngritën se nuk donin atë Bachelor-in me kredite.
Studenti: Po e di këtë histori…
Punonjësja: Po masterin nuk e ashtu fare.
Punonjësi: Masterin se kanë prekur asgjë fare. Edhe kryeministrin po ta vesh re, e ka thënë “Masteri asgjë”.
E kontaktuar nga Top Channel, Ministria e Arsimit nuk kishte dijeni për këtë skandal, dhe sipas saj ‘nuk diskutohej që ndryshimi i VKM-së që hiqte tarifimin e krediteve për të gjithë studentët që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë, zbatohej”.
relax music
relax music
… [Trackback]
[…] Read More to that Topic: startnews.news/2019/02/22/gjoja-i-shfuqizoi-qeveria-por-studentet-e-masterit-ne-akademine-e-arteve-vijojne-te-paguajne/ […]
Comments are closed.