Historia prekëse e 4 jetimëve që nuk kishim para për operacionin e babit

2
1369

“Shqiptaret për shqiptaret udhëtuan në fshatin Çeravë të Pogradecit. Në këtë fshat, një shtëpi e vogël mban një dramë të madhe dhe një histori shumë të trishtë. Këtu banon familja Coniku. Është e ëma, tre vajza dhe një djalë.

Kryefamiljarin e kanë humbur në shkurt të vitit të kaluar. Lotët e vajzave dhe nënës nuk pushojnë. Fatkeqësia e tyre ndihet edhe një vit pasi kanë humbur babain. Taulant Coniku vuante nga tumori që i kishte prekur fillimisht trurin e vogël.

Në fillim ai pati shqetësime, i dhimbte koka. Vajzat dhe gruaja u shqetësuan dhe e dërguan të vizitohej në spital në Tiranë. Këtu mjekët i thanë se babi i tyre ishte prekur nga tumori beninjë.

Tumori po përhapej në kokë me shpejtësi të frikshme. Mjekët i thanë familjes se Taulanti duhet ti nënshtrohej tre operacioneve të komplikuara për ti shpëtuar jetën. Por ai nuk bëri asnjë operacion për të pastruar tumorin. Nuk kishte të ardhura mjaftueshëm për të kryer këto ndërhyrje.

U kthyen të gjithë në fshat shpresëhumbur …Tumori bëhej çdo ditë e më agresiv. Babai i katër fëmijëve mbylli sytë në ditën e parë të shkurtit të kaluar duke lënë zemrat e tyre të copëtuara nga humbja e tij e parakohshme. Ai ishte vetëm 42 vjeç. Humbja e kryefamiljarit ishte tronditje e madhe për familjen e tij. Vajzat më e madhja 15 vjeç, me lot në sy, thotë se babin e humbën pasi nuk kishin para për operacionin “në Tirane u vizitua babi, i thane për tre ndërhyrje, por ne nuk kishim para, nuk kishim ku ti merrnim paratë nuk e shpëtuam dot”.

Drama që përjetuan vazhdon të jete edhe sot një ëndërr e keqe. “Ende nuk e besojmë qe nuk është mes nesh. Sot ja ndjejmë shumë mungesën e tij”. Vajza e vogël e pikëlluar mezi i gjen fjalët kur thotë se nuk e beson dot që babi nuk është më mes tyre. “Nuk e besoj dot, nuk më duket se ka vdekur, doja shumë të ishte”,- thotë ajo.

Adoleshentja shprehet “mendoj për motrat për vëllain, për mamin, dua të kenë një te ardhme sa më të mirë, jemi katër persona, nuk ia dalim dot ndihemi te vetmuar”.

Nëna e tyre ka lindur shurdh-memece. Ajo nga dita në ditë po humb edhe shikimin. Por hallet e tyre janë edhe më të rënda pasi jetojnë në një banese që nuk është e tyre, pranë një kabine elektrike që mund tu marre jetën ne çdo moment. Në studio Elvis Naçi u bëri thirrje shqiptarëve ta ndihmojnë këtë familje me aq sa munden.

2 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 24033 additional Info on that Topic: startnews.news/2019/02/22/historia-prekese-e-4-jetimeve-qe-nuk-kishim-para-per-operacionin-e-babit/ […]

Comments are closed.