BallinaKronikeKLP mblidhet me dyer të mbyllura, diskutohet shkarkimi i Arta Markut, ja...

KLP mblidhet me dyer të mbyllura, diskutohet shkarkimi i Arta Markut, ja 6 këshilltarët pranë KLP

Mbledhja e sotme e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ku pritet të diskutohet kërkesa e PD-LSI për shkarkimin e Arta Markut, ka nisur.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili kërkoi shkarkim dhe ndjekjen penale të Markut pasi, sipas tij, kryeprokurorja përcolli kandidaturën e Bujar Sheshit si kandidaturë që plotëson kriteret për të qenë pjesë e KLP-së, pa pritur përgjigjen e verifikimit mbi integritetin e figurës së tij. Ndërkohë që KLP ka vendosur që nga sot mbledhjet do bëhen me dyer të mbyllura. Mësohet se në rend dite është edhe komandimi i 6 prokurorëve pranë KLP.  Prokuroret e komanduar jane Arjan Mucaj, Artur Cara, Mihallaq Bleta, Mirela Kapo, Ornela Rrumbullaku, dhe Vitjuna Mata.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular