BallinaEkonomi“Zhgënjen” de-euroizimi, ç’ndodh me depozitat dhe kreditë në valutë

“Zhgënjen” de-euroizimi, ç’ndodh me depozitat dhe kreditë në valutë

spot_img
spot_img

Sistemi financiar në vend është treguar joelastik ndaj masave të Bankës së Shqipërisë për deuorizimin të marra në fillim të vitit të kaluar. Bilanci i deeuroizimit duket të jetë zhgënjyes sipas një analize të Bankës së Shqipërisë për zhvillimet deri në fund të vitit 2018.

Bazuar në ecurinë e treguesve të përzgjedhur gjatë gjashtëmujorit të dytë 2018, vërehet se lëvizjet në shumicën e tyre sugjerojnë një ulje të përdorimit të valutës në sistemin financiar, megjithatë, madhësia e lëvizjes së vlerave të treguesve, në të gjitha rastet, është shumë e vogël, analizon banka e Shqipërisë.

Në këto kushte, ekspertet e BSH gjykojnë se është e parakohshme dhënia e një vlerësimi për ndikimin e masave të deeuroizimit të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë, dhe rishikimi i rregullt i tyre mbetet i rëndësishëm.

Sistemi financiar shqiptar vijon të paraqesë nivele të larta të euroizimit, të cilat reflektojnë përdorimin e valutës në shkallë të gjerë në ekonominë shqiptare. Në këto kushte, marrja e masave për të kontrolluar dhe ulur këto nivele, në mënyrë graduale, është e nevojshme.

Për këtë arsye, mbështetur në Memorandumin përkatës të Bashkëpunimit, Banka e Shqipërisë fton edhe palët e tjera nënshkruese të vijojnë aplikimin e masave për tregjet dhe instrumentet që mbikëqyrin respektivisht, me qëllim nxitjen e përdorimit më të gjerë të monedhës vendase në ekonominë shqiptare.

Në fund të gjashtëmujorit të dytë 2018, depozitat në valutë shënuan 53.6% të totalit të depozitave të klientëve, krahasuar me 53.2% që ishin në fund të qershorit 2018 dhe 52.3% një vit më parë. Rritja e lehtë prej 0.4 pikë përqindjeje gjatë këtij gjashtëmujori është në linjë me vlerat historike të treguesit që është luhatur rreth nivelit 53%.

Për sa i përket shpërndarjes së treguesit të depozitave në valutë, edhe për gjashtëmujorin e dytë 2018, vërehet se gjysma e bankave të sistemit bankar e kanë këtë tregues mbi 50%, duke i bërë ato subjekt të normës më të lartë të rezervës së detyrueshme (20%) për pjesën e depozitave në valutë mbi nivelin 50%. Si rezultat, pritshmëritë janë që raporti i depozitave në valutë ndaj depozitave të përgjithshme, për bankat që e kanë këtë raport mbi vlerën 50%, të vijë në rënie. Aktualisht rezulton se 7 nga 14 banka të sistemit janë mbi nivelin 50%, me nivelin maksimal prej 61.5%.

Në stokun e kredive të sistemit financiar mbizotërojnë kreditë në valutë, të cilat kanë shënuar nivelin 56.6% në fund të dhjetorit 2018, me rënie në krahasim me fundin e gjashtëmujorit të kaluar dhe i pandryshuar me një vit më parë.

Ndër kreditë në valutë, kreditë më të ekspozuara ndaj rrezikut të kursit të këmbimit janë ato ku të ardhurat e subjektit huamarrës janë në monedhë të ndryshme nga monedha e kredisë (kreditë e pambuluara ndaj rrezikut të kursit të këmbimit).

“Zhgënjen” de-euroizimi, depozitat dhe kreditë në valutë nuk ulenNë fund të dhjetorit 2018, këto kredi përbëjnë 43.2% të kredive në valutë, krahasuar me 42.8% në fund të qershorit 2018 dhe 43.5% një vit më parë. Ecuria e treguesit është ndikuar nga rritja e numëruesit dhe rënia e emëruesit. Me gjithë këtë rritje të lehtë krahasuar me fundin e qershorit 2018, treguesi gjendet pranë vlerave më të ulëta historike.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular