Tritan Shehu: Spitalet si repart ushtarak, mentalitet i rrezikshëm ultracentralist i Rilindjes

0
963

Vendimit i Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për regjimin e ri të disiplinës dhe rregullave për vizitorët në çdo spital universitar, rajonal dhe bashkiak në vend ka shkaktuar reagime të ashpra nga ekspertë të shëndetësise.
I menjehereshem ka qene reagimi i ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu i cili e ka konsideruar këtë urdhër si shterpë dhe që dëften mentalitetin ultracentralist e të rrezikshëm të qeverisë së Rilindjes.

Statusi i Tritan Shehut ne FB:

“Një urdhër jo vetëm shterpë në ide për spitalet e vendit ai që u publikua sot, por dhe që pasqyron një mentalitet të Rilindjes ultracentralist e të rrezikshëm në tërësi. E paimagjinueshme kjo që po ndodh me sistemin tonë shëndetësor, tashme gati për tu shndërruar më shumë se dhe një repart ushtarak në centralizmin e tij.
Jo vetëm nuk mund të flitet për autonomi spitalore, “spitali ndërmarrje” etj ide zhvilluese, por po kalohet nën një trysni, që edhe në diktaturë nuk ishte mbi spitalet. Pa asnje dyshim ky nuk është vetëm një gabim i thellë menaxherial spitalor, është shprehje e largimit tërësor të Qeverisë nga çdo element autonomie, decentralizimi, demokracie e ekonomie tregu. Është shprehje autokracie, jo larg diktaturës!
Lexojeni vete, nuk do t’u besoni syve…spitaleve te vendit u caktohen edhe oraret e vizitave, takimeve deri në minuta, reanimacioneve po kështu!!!”