Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa është shprehur me anë të një postimi në Facebook se investigimet e kryera nga mediat e huaja kanë treguar format dhe mënyrat se si janë blerë votat në Shqipëri nga grupe kriminale. Zhupa shprehet se blerja e votave e faktuar tashmë, tregon qartë se kjo qeveri është ilegjitime.
Postimi i plotë:
Përgjimet italiane dhe përgjimet shqiptare, prova zyrtare në prokurori tregojnë qartë se si janë blerë votat në Shqipëri me grupet kriminale dhe pushtetaret te lidhur me ta. Zëri Amerikës na bëri publike provat e Dakos, italianët provat e Tahirit. Zv/ambasadori i OSBE e pranon publikisht shitblerjen e votës!
Tahiri ishte koordinatori i Tiranës, ku PS mori 18 deputet. Dako ishte koordinatori i Durrësit, ku PS mori 8 deputet. Së bashku vetëm këta të dy kanë 26 deputet për PS e ndryshon çdo balancë të mazhorancës dhe opozitës pa llogaritur fare qarqet e tjera të kapura në krim elektoral.
Në cilin vend demokratik do pranohej standardi i vjedhjes se votës se faktuar dhe parlamenti dhe qeveria të vazhdonte punën pa legjitimitet?
Në cilen vend demokratik dosjet do rrinin stok pa hetuar dhe nuk do denohej asnjë eksponent me pushtet? Parlamenti i votës së blerë ka rënë, aty është krimokracia- pushteti i krimineleve.