Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka pranuar sonte në “A Show” në News24 se në Shqipëri ka pasur vjedhje votash por jo se këtë gjë e ka bërë maxhoranca.
Ai ka zhvilluar një debat me Krastën dhe kur u pyet nëse do arrestohet Vangjush Dako brenda 72 orëve ka qeshur pa siklet.
Krasta: Zëri i Amerikës, Rai, njerëzit brenda në Shqipëri, njerëzit e dy qyteteve të rëndësishme të vendit që është pellgu i Durrësit dhe Peshkopia janë të shqetësuar dhe nuk ka më diskutim, është një shaka shumë e madhe dhe e rrezikshme të pretendosh. Këtu kanë të drejtë kur shqetësohen, ka pasur blerje votash dhe…
Braçe: Në dy qytete?
Krasta: Dhe më shumë ndoshta.
Braçe: Po ju shtoj dhe një qark tjetër që është qarku i Elbasanit për shembull. Pse nuk e përmendni?
Biseda e plotë
Krasta: Unë kam një inat të madh me Elbasanin. Elbasanin nuk e dua fare.
Braçe: Është edhe qarku i Fierit.
Krasta: Që është blerë vota?!
Braçe: Po, patjetër!
Krasta: Tani, kur në këtë vend qenka blerë vota…
Braçe: Nga kush?
Krasta: Nga shumë aktorë, natyrisht pushteti blen më shumë, ka më shumë fuqi…
Braçe: E keni gabim!
Krasta: Ka më shumë lekë.
Braçe: E keni gabim!
Krasta: E kam unë gabim?
Braçe: Yes!
Krasta:…që pushteti…
Braçe: Yes e keni gabim!
Krasta: …nga fuqia e madhe blen më shumë.
Braçe: E keni gabim. PS e Shqipërisë…unë kam që në ’96 që merrem me zgjedhjet …
Krasta: Zëri i Amerikës, Birn, Rai, dynjaja e regjistrimeve ku njerëz kanë thënë që ne kemi blerë.
Braçe: Ku? Dynjanë e njerëzve ku e kishin? Më vjen keq!
Krasta: Kjo është një gënjeshtër!
Braçe: Më vjen keq!
Krasta: Po si mundemi të tallemi ne me këtë Shqipëri, ke shumë të drejtë, kalojmë në pyetjen tjetër.
Braçe: Kush është gënjeshtër?
Krasta: Që janë blerë votat…
Braçe: Kështu nuk ta lë unë…
Krasta: Ty Rai nuk të bindi?
Braçe: Jo nuk më bindi.
Krasta: Dhe Zëri i Amerikës nuk të bindi, dhe kur thonë që ne i kemi harxhuar lekët për të blerë vota?
Braçe: Kush?
Krasta: Këta njerëzit, këta të fuqishmit, të tmerrshmit Shijak, Durrës, peshkopi…
Braçe: Kush? Ku dhe për kë i kanë blerë votat? Më vjen keq. Ka një dosje që ju e konsideroni dosja 339. Unë e kam lexuar
Krasta: Ju keni thënë që “kam lexuar më shumë se aq, nuk ka asnjë rresht ku Vangjush Dako apo ndonjë eksponent i PS japin para për të blerë vota, nëse e gjejnë ata të arrestohen”.
Braçe: Po patjetër ta gjejë Rai.
Krasta: Më lër të bëj një pyetje që të ndihmoj ta thuash… Në qoftë se në harkun e 72 orëve Vangjush Dako arrestohet?
(Braçe qesh)
Krasta: Ke shumë të drejtë në fakt, ke shumë të drejtë që qesh se ndonjë gëzim i madh që të arrestohen njerëzit nuk është
Brace: E di pse kam të drejtë, sepse në këtë vend ka mbaruar koha kur arrestonin kryetarët e partive politike. Kryetarët e partive politike nuk kanë më atribute për të arrestuar njerëz.
… [Trackback]
[…] There you will find 25238 more Info to that Topic: startnews.news/2019/02/25/erion-brac-pranon-blerjen-e-votave-ja-qytetet-ku-ka-ndodhur-me-shume/ […]
… [Trackback]
[…] Read More to that Topic: startnews.news/2019/02/25/erion-brac-pranon-blerjen-e-votave-ja-qytetet-ku-ka-ndodhur-me-shume/ […]
… [Trackback]
[…] Here you can find 71932 more Information to that Topic: startnews.news/2019/02/25/erion-brac-pranon-blerjen-e-votave-ja-qytetet-ku-ka-ndodhur-me-shume/ […]
… [Trackback]
[…] Find More on to that Topic: startnews.news/2019/02/25/erion-brac-pranon-blerjen-e-votave-ja-qytetet-ku-ka-ndodhur-me-shume/ […]
Comments are closed.