DASHI
Çdo mungesë besnikërie apo drejtësie kundrejt partnerit mund të sjellë probleme të mëdha në çift sot. Financat do kenë një ndryshim pozitiv, por duhet të bëni kujdes me shpenzimet e pa menduara.
DEMI
Pas një periudhë të vështirë në jetën në çift, do të rikthehet sërish qetësia. Do i shihni gjërat me pozitivizëm. Në planin financiar do keni të gjitha mundësitë të arrini të stabilizoni buxhetin.
BINJAKET
Ditë mjaft premtuese për jetën sentimentale të çifteve. Venusi do iu nxitë ta shijoni sa më shumë atë. Do ndiheni mjaft mirë. Edhe pse financat do jenë të mira duhet të bëni sa më shumë kujdes me shpenzimet e pamenduara.
GAFORRJA
Gjërat nuk do shkojnë mirë në jetën sentimentale të çifteve sot dhe disa do mendojnë edhe ndarje. Para se të bëni shpenzime të mëdha në planin financiar reflektoni mirë për situatën financiare.
LUANI
Jeta sentimentale e çifteve do jetë paksa problematike sot dhe xhelozia do iu bëjë ta humbni qetësinë. Do keni mundësi t’i paguani faturat e muajit dhe të mos keni probleme duke qenë se financat do jenë goxha të stabilizuara.
VIRGJERESHA
Ndjenjat për atë që dashuroni do të forcohen edhe më tepër sot, por në momente dëshpërimi do iu duket sikur ai nuk ju do aq sa duhet. Do jeni të detyruar të hiqni disa lekë mënjanë në mënyrë që të mos ndesheni me tronditje më vonë.
PESHORJA
Do ndiheni shumë mirë me atë që keni në krah sot dhe nuk do hezitoni të merrni vendime për të ardhmen. Në planin financiar do keni përmirësim të buxhetit dhe do iu jepet mundësia të shpenzoni më tepër.
AKREPI
Nën influencën e Mërkurit do e keni të vështirë ta përballoni monotoninë dhe rutinën që do iu rrethojë. Në sektorin financiar nuk do ndodhë ndonjë gjë e madhe, por do jetë ditë e përshtatshme për të kryer disa transaksione.
SHIGJETARI
Për jetën në çift dita nuk do jetë shumë e qëndrueshme. Kujdes me çdo veprim që do bëni dhe me bisedat që do bëni. Në planin financiar mund të përballeni me disa probleme.
BRICJAPI
Nëse jeni në çift, shprehini sa më shumë dëshirat sot, sepse shumë prej tyre do mund t’iu realizohen. Në jetën intime do jeni pasionante dhe të zjarrtë. Nëse tregoheni të matur me shpenzimet edhe financat do shkojnë më së miri.
UJORI
Ata që janë në çift do jenë edhe më pasionante gjatë kësaj dite. Nëse partneri iu kishte kritikur se vendosnit arsyen para zemrës, tashmë nuk do ketë me çfarë të thotë. Kujdes me intrigat në planin financiar.
PESHQIT
Jeta juaj në çift do ketë një përmirësim të ndjeshëm gjatë kësaj dite. Në planin financiar duhet të tregoheni më të matur se kurrë nëse nuk doni që buxheti të destabilizohet.
… [Trackback]
[…] Info to that Topic: startnews.news/2019/02/25/horoskopi-per-sot-date-26-shkurt/ […]
Comments are closed.