Rrëfehet moderatorja e “News 24”, Daljana Sejdia: Ju tregoj sekretet e “Sport News Plus”

0
606

Sportit i kushtohet gjithnjë e më shumë vëmendje në televizionin “News 24” dhe Daljana Sejdia ia ka dalë mjaft mirë deri tani duke i ofruar publikut një emision ndryshe.

Moderatorja bukuroshe ka qenë mbresëlënëse qysh në fi llim të këtij edicioni me emisionin e saj “Sport News Plus” dhe tanimë është krijuar një profil i ri dhe krejtësisht ndryshe në “lëmin” e madh të emisioneve sportive në Shqipëri. “Sport News Plus” ofron informacion të detajuar, të përmbledhur në mënyrë konçize dhe pa dyshim analiza profesionistësh të vërtetë. Po pse ka zgjedhur Daljana Sejdia pikërisht sportin dhe çfarë objektivash ka ajo për të ardhmen?

Kush janë kritikët e parë të saj pas çdo emisioni dhe cila është pjesa më e vështirë për moderatoren? Në një rrëfim për “Panorama Sport”, ajo shpalos disa nga objektivat e saj dhe ka një apel për të gjithë të rinjtë që aspirojnë të bëhen gazetarë sportivë në të ardhmen.

Pse keni vendosur t’i përkushtoheni sportit?

Sporti është një fushë që gjithmonë më ka tërhequr. Edhe më parë, pa e pasur domosdoshmëri informacionin mbi fut- bollin apo sportet e tjera, e ndiqja me shumë interes. Me kalimin e kohës, më erdhi një propozim për të prezantuar një program sportiv dhe duke qenë natyrë s fi duese zgjodha t’i përkushtohem kësaj fushe. Sot them që kam bërë një zgjedhje shumë të mirë, pasi puntatë pas puntate, ndihëm akoma dhe më mirë.

Ç’ndjesi është të drejtosh një emision sportiv?

Ndjesi pozitive do të thosha, sidomos tani që kanë kaluar kohë që jam në këtë fushë. Zotërimi i informacionit, orientimi i bisedës në studio ka qenë sfi duese në fi llime, duke qenë se për- ballë ke të ftuar profesionistë, por tani çdo gjë vjen natyrshëm dhe pa dyshim ndihem shumë komode.

Cila është pjesa më e bukur në profesionin tuaj?

Unë dua çdo gjë në lidhje me profesionin tim. Është një fushë që e karakterizon energjia, pasioni, kreativiteti dhe ndryshimi i vazhdueshëm.

Cila është pjesa më e vështirë?

Të qenit kritike ndaj vetes. Më ka karakterizuar gjithmonë një ndjesi e të vënit të vetvetes nën presion, me mendimin që çdo herë ka vend për përmirësim. Tjetër vështirësi do të listoja të qenit në transmetim live, pasi ndonjëherë ka gjëra, të cilat publiku nuk i di dhe nuk i kupton, por bëhen të vështira për t’u menaxhuar kur je përballë audiencës.

Çfarë mendoni se ka ndryshe emisioni “Sport News Plus” në raport me emisionet e tjera sportive?

Që në nisje kemi ruajtur një pro fi l të emisionit. Në “Sport News Plus” janë tre të ftuar profesionistë, të cilët bëjnë një analizë të mirë fi lltë të gjitha takimeve apo ngjarjeve futbollistike në vend. Origjinaliteti, profesionalizmi dhe serioziteti mendoj që janë pikat më të forta të programit.

Kush nga familja ju bën “kritikat” e para pas një emisioni?

Prindërit, të cilët, edhe pse ka kaluar kaq kohë në televizion, më presin zgjuar për të më dhënë përshtypjet pas çdo puntate. Jam me fat që i kam, pasi nuk i karakterizon të qenit subjektiv, ndaj një koment apo kritikë e tyre duhet konsideruar menjëherë.

Cili është sporti që ju pëlqen më tepër?

Do zgjidhja futbollin gjithmonë, një lojë që prodhon emocione të mëdha duke bërë bashkë shumë njerëz.

Gjatë kësaj periudhe keni pasur më shumë mbështetje nga kolegë/e apo keni ndierë edhe pak xhelozi?

Shumë mbështetje dhe komente pozitive, nuk ka vend për xhelozi në këtë fushë, ka vend për të gjithë, mjafton ta bësh mirë.

Çfarë synimesh keni për të ardhmen?

Do vazhdoj të bëj televizion, me të njëjtën dëshirë që në nisje.

Nëse ju kërkojmë të përmendni një gazetar/e sportiv (vendës ose të huaj), cili është emri i parë që ju vjen ndërmend?

Ilaria D’Amico, është një nga të preferuarat e mia.

A jeni tifoze e ndonjë skuadre?

Më pëlqen shumë kampionati anglez, do të veçoja skuadrën e Liverpulit.

Cili është mesazhi juaj për të rinjtë dhe të rejat që aspirojnë në të ardhmen të bëhen gazetarë sportivë në Shqipëri?

Është një karrierë s fi duese dhe konkurruese, edhe kur kalon kohë që je pjesë e saj. Lajmi i mirë është fakti se nëse fokusohesh dhe e do atë që bën, një karrierë në televizion, sidomos në këtë fushë është e arritshme. Nevojitet të jesh gjithmonë e informuar, të krijosh një pro fi l tëndin që në fi llim dhe të jesh e pëlqyer dhe e dashur nga audienca.

Panorama Sport