“Hiqini kapelet dhe të arrestojnë politikanët që janë brenda seancës plenare”. Kjo ishte thirrja qe kryetari i opozitës, Lulzim Basha i ka bërë thirrje sot Policisë së Shtetit po siguron godinën e Parlamentit. Kreu i PD Basha ne fjalen e tij tha se se policët duhet të zbatojnë ligjin dhe të arrestojnë banditët që janë brenda në Parlament. Për liderin e opozitës, Policia duhet ti nxjerr ata me pranga në duar, në të kundërt ata do i arrestojë populli i bashkuar. “Ne luftojmë për vlera europiane, për zgjedhje të lira e të ndershme. Dhe jo për kapjen e drejtësisë për të mbrojtur, Vangjush Dakon e Saimir Tahirin. Do të dëgjohet zëri juaj deri sa ai të kthehet në ligjin e padiskutueshëm në Shqipëri. Kjo është një betejë që do çliroje vendin nga klika mafioze. Kjo betejë do çliroje makthin e e vogëlushëve teksa shohin prindërit që nuk i plotësojnë dot nevojat parësore. Një thirrje për vëllezërit e motrat me uniformë. Ju qëndroni mes hajdutëve dhe popullit të dhunuar. Hiqini kapelet dhe arrestojini hajdutët siç e kërkon ligji. Arrestojini përpara se t’i arrestojë populli i bashkuar. Asnjë fasadë nuk pi më ujë, kupa është mbushur. Me Edi Ramën nuk do të ketë paqe. Do të vazhdojmë deri në largimin e klikës mashtruese që ka pushtuar vendin”, tha Basha
Basha i drejtohet policisë: Arrestoni hajdutët në Parlament
RELATED ARTICLES