Gjysëmfinalja Lazio-Milan e Kupës së Italisë, është mbyllur në barazim pa gola. Vendasit kanë patur raste të shumta për të kaluar në avantazh por pa sukses.
Në minutën e 30 është larguar nga fusha për shkak të dëmtimit Franck Kessie. Mesfushori i është detyruar të largohet nga fusha për shkak të një shqetësimi në kofshën e djathtë. Në vendin e tij është aktivizuar Hakan Calhanoglu.
Lojtarët e Lazios kanë arritur të mbajnë nën kontroll Krzysztof Piatek, i cili kishte shënuar në pesë ndeshjet e mëparshme të luajtura si titullar me milanezët në të gjitha kompeticionet.
Ndeshja e kthimit do të luhet më 24 prill në “San Siro”.
… [Trackback]
[…] Find More here to that Topic: startnews.news/2019/02/26/perfundon-sfida-lazio-milan-ska-fitues-ne-olimpico/ […]
Comments are closed.