BallinaOP EDAkt i rëndë hedhja e lendeve helmuese ne proteste..

Akt i rëndë hedhja e lendeve helmuese ne proteste..

Nga Henrik Zotaj

E papranueshme dhe e rende përdorimi i lendeve helmuese, ne protestën e ditës se sotme te opozitës para parlamentit dhe disa dite me pare para kryeministrisë gazi helmues, është një agjent kimik shumë i fortë nervo-paralizues dhe mjaft i rrezikshëm për jetën, sidomos për personat me probleme pulmonare, kardiake etj, gazi helmues është një agjent i jashtëm kimik qe me kohe, mund te ndikoje ne strukturën gjenetike, (por këtë te fundit z. ministër, do ta mësosh me vone kur te kesh rastin te shkosh ne spitale ose kur te lexosh me shume literature mjekësor).
Këto lende helmuese, janë te ndaluara te përdoren ne protesta dhe tubime qytetare, ne çdo vend demokratik, prandaj do duhej me urgjence ndërhyrja e avokatit te popullit ose institucioneve kompetente qe e kane për detyre një gjë te tille, te dërgojnë kampione te këtij gazi helmues për analiza, shëndeti i popullatës është mbi gjithçka tjetër.
Ju, z. ministër, qe urdhëroni hedhjen e këtij gazi helmues si pa te keq, duhet te dini dy gjera:
e para mund te këtë një dite drejtësi ne këtë vend dhe ju mund te pergjigjeni per kete.
e dyta ju e dini mire thënien e biblës
Mos i bej te tjerëve atë qe nuk do te donin te ta bënin ty…
Radha mund te te vije shpejt, te jesh ne anën e kundërt te historisë, si do ti’a besh pastaj..!!??|
Opozita është populli opozitar (siç e quan lideri yt), qe nesër do te qeverise këtë vend dhe jo armiku i mazhorancave te radhës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular