Rama qe i vuri gjoja qellim vetes te zhduk lojrat e fatit, duket se ka shkelur vetë ligjin që ndalon rreptësisht reklamimin e kompanive të basteve në Shqipëri. Xhupi i Liverpul duket të jetë më i parapëlqyer për kryeministrin Edi Rama kohët e fundit. Ajo që nuk ka kaluar pa u komentuar në xhupin ‘new entry’ të tij në takimin me banorë të Lushnjes ishte reklama e kompanisë së basteve on line, “BetVictor” e stampuar në xhup, poshtë logos së ekipit të futbollit.