Julia Roberts u shfaq në skenën e ndarjes së cmimeve Oscar për të prezantuar fituesin e filmit më të mirë. Ajo ishte e bukur si gjithmonë me buzëqeshjen e saj të vecantë duke vërtetuar edhe njëherë se vitet për të nuk kalojnë. “Gruaja e bukur” mbetet gjithmonë gruaja e bukur.
Pas dhënies së cmimit filmit “Green Book” ajo mbylli shown me fjalët: “Do të doja të uroja të gjithë të nominuarit dhe ti them natën e mirë nënës së Bradley Cooper dhe fëmijëve të mi. Ju uroj natën e mirë”