BallinaKryesoreNje fjalëkryq për OSBE

Nje fjalëkryq për OSBE

Nga Luçiano Boçi

Dje misioni i nderuar i OSBE-së “shpërtheu” kundër protestuesve.
Madje duke legjitimuar e kërkuar dhunë më të spikatur nga policia.
Metodat e protestuesve që dogjën një gomë, hodhën tymuese nga ato që tifozeritë i përdorin në stadiume kudo në europë e që plasën kapsolla argëtuese nga ato që zhurmojnë çdo vit të ri, përfaqësuesit e lartë të OSBE i etiketuan jo demokratike.
Shumë mirë për ta.
Por disa pyetje fare të thjeshta kam për OSBE-në tonë demokratike.
Po cilat metoda quani demokratike ju?
Helmimin e protestuesve të pambrojtur me asnjë mjet, qoftë ky dhe rrethanor?!
Gazin kundër grave e fëmijëve?!
Apo goditjen me shenjestër të liderit të opozitës?!
Aaaaa po!
Demokratike mos vallë na qenka për ju, shitblera e votës, e pranuar zyrtarisht nga ju?!
Ndoshta demokratike për ju, është përdorimi i grupeve kriminale në zgjedhje?!
Përdorimin e policisë që helmon në zgjedhje?!
Apo kanabizimin, nëpërmjet policisë dhe ministrit, të vendit?!
Me siguri demokratike, ju konsideroni shembjen e 150 shtëpiave me një plan korruptiv hajtudërie unikale, sipas parimit 1 km = 20 milion euro?!
Demokratike vallë quani mungesën e institucioneve, si Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e lartë, apo Prokurorin e përkohshëm me 69 vota?!
Kë pra quani demokratike?!
Grabitjen me ligj të njerëzve?!
Shembjen e trashëgimisë kulturore për kulla?!
VKM-të mashtruese të një Kryemashtruesi?!
Demokratik, me siguri për ju është parlamenti i mbushur dingas me kriminelë e deputetë fiktivë?!
p.s
Që t’i jepni përgjigje këtyre pyetjeve sa më shpejtë e në mënyrë sa më “argëtuese”, po jua paraqes sipas shijes suaj, në formën e një fjalëkryqi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular