BallinaPolitikePresidenti Meta takohet me kryetarin e Parlamentit të Egjiptit

Presidenti Meta takohet me kryetarin e Parlamentit të Egjiptit

Në vijim të vizitës zyrtare në Egjipt, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta u prit në një takim të veçantë nga Kryetari i Parlamentit të Egjiptit, Dr. Ali Abdel-Aal Sayed Ahmed. Presidenti Meta shprehu kënaqësinë për takimin me Dr.Sayed Ahmed dhe nënvizoi interesin e madh për t’i nxitur më tej lidhjet e hershme historike e kulturore midis dy vendeve. Duke iu referuar në mënyrë të veçantë rolit që kanë parlamentet e të dy vendeve në këtë “fillim të ri” të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Egjiptit, Presidenti Meta theksoi nevojën e fuqizimit dhe rritjes së bashkëpunimit midis Grupeve të Miqësisë të parlamenteve respektive. “Jemi në kohën e duhur për t’i dhënë një hov të ri marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Egjiptit.”, – u shpreh Presidenti Meta.

Edhe gjatë këtij takimi, Kreu i Shtetit, nënvizoi rolin që dy vendet luajnë në rajonet respektive dhe mundësitë e mëdha për rritjen e bashkëpunimit ekonomik e tregtar.

Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu rolin e rëndësishëm që Egjipti luan në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, në rajonin e Mesdheut dhe në arenën ndërkombëtare.

Nga ana e tij Kryetari i Parlamentit egjiptian, Dr.Sayed Ahmed e konsideroi historike vizitën e Presidentit Meta në Egjipt dhe shumë të rëndësishme për të forcuar më tej edhe lidhjet ndërparlamentare mes dy vendeve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular