BallinaProfilSHBA: Tarifat duhet të pezullohen – dëmtojnë partneritetin me Kosovën

SHBA: Tarifat duhet të pezullohen – dëmtojnë partneritetin me Kosovën

Ambasada amerikane në Prishtinë tha të enjten se zyrtarët e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, John Erath dhe Brad Berkley, u kanë thënë udhëheqësve të institucioneve të Kosovës se tarifat ndaj prodhimeve nga Serbia dhe Bosnja, duhet të pezullohen, meqë e pengojnë përparimin dhe dëmtojnë partneritetin me Shtetet e Bashkuara.

Në një njoftim të ambasadës thuhet se dy zyrtarët që qëndruan edhe në Beograd, përforcuan porosinë e presidentit Donald Trump “për të shfrytëzuar këtë moment unik … dhe për t’u përmbajtur nga veprimet që do ta bënin arritjen e një marrëveshjeje më të vështirë”.
Në të dyja kryeqytetet, thuhet në komunikatë, ata theksuan shqetësimin e Shtëpisë së Bardhë se “dialogu duhet kthyer në binarë dhe se të dyja palët duhet të ndërpresin veprimet provokuese dhe të ndërmarrin hapa konstruktivë për t’u kthyer në tryezën negociuese”.

Mysafirët përsëritën mesazhin e tyre nga letra e 11 shkurtit se “tarifat ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjës janë pengesë në rrugën drejtë përparimit, e dëmtojnë partneritetin tonë dhe duhet të pezullohen në mënyrë që dialogu me Serbinë të lëvizë përpara”. Ata theksuan urgjencën që “Kosova të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, dhe rreshtimin SHBA-Kosovë për këtë interes të përbashkët strategjik”, thuhet në komunikatë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular