Derbi Tirana-Partizani, blindohet stadiumi “Selman Stërmasi”

0
386

Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave pë garantimin e mbarëvajtjes se derbit Tirana-Partizani.

derbi do të luhet në orën 18.00 dhe fo të luhet në stadiumin Selman Stërmasi.Masat e marra nga Policia e Tiranës konsistojnë në ambientet e jashtme dhe në rrugët ku do të kalojnë tifozeritë, ndërsa theksohet fakti se në rast të prishjes së qetësisë brenda në stadium, policia do të ndërhyjë për të vendosur rregulla.

“Policia e Tiranës, masa për zhvillimin e ndeshjes “Tirana-Partizani”. Në zbatim të ligjit Nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, Ligjit Nr. 79/2017, për “Sportet” Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka hartuar planin e masave për mbarëvajtjen e sigurisë dhe rendit gjatë zhvillimit të ndeshjes “Tirana-Partizani” e cila do të zhvillohet ditën e sotme, rreth orës 18:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Derbi Tirana-Partizani, Policia blindon “Selman Stërmasin”

Do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundraligjshme (si armë apo lëndë piroteknike etj), si dhe çdo tifozë duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi. Nuk do të lejohen të futen në stadium fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo kujdestarit.

Do të ketë bllokime të disa segmentëve rrugor, si dhe bllokime të pjesëshme të disa segmentëve rrugor (momenti i kalimit të tifozërive).

Segmentet Rrugorë që do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitet, janë :

– Rruga përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

– Rruga “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me Rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Sulejman Delvina”

– Rruga “Emin Duraku”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek rruga përball Stadiumit “Selman Stërmasi”

– Njëra korsi e Rrugës “Sulejman Delvina”, nga kryqëzimi me Rrugën “Gjin Bue Shpata” deri tek kryqëzimi me Rrugën përballë Stadiumit “Selman Stërmasi”

Policia e Tiranës do të lejojë dhe marrë masa mbi grumbullimin dhe lëvizjen e tifozërive.Segmentet Rrugorë ku do të ketë kufizime lëvizje ose bllokime, nga ora 15:30-18:00, gjatë kalimit të tifozerisë së ekipit të “Tiranës”, janë:

Nisja përballë “Teatrit të Kukullave” përgjatë rrugës “Ibrahim Rugova”, bulevardit “Gjergj Fishta”, përgjatë rrugës “Sami Frashëri”, rrugës “Pjetër Budi”, rrugës “Gjin Bue Shpata” deri tek stadiumi “Selman Stërmasi”.Segmentet Rrugorë ku do të ketë kufizime lëvizje ose bllokime, nga ora 15:30 – 18:00, gjatë kalimit të tifozerisë së ekipit të “Partizanit”, janë:

Nisja nga kryqëzimi i Rrugës “Muhamet Gjollesha” me Rrugën “Artan Lenja”, përgjatë Rrugës “Muhamet Gjollesha”, Rruga “Sulejman Delvina”, deri tek Stadiumi “Selman Stërmasi”.

Policia garanton dhe siguron lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejoj grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë intenerarit të caktuar.

Policia e Tiranës, kërkon mirëkuptimin e tifozërive respektive në zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara”, njofton policia.