Këngëtarja Tuna Sejdiu mesa duket ka përgatitur një surprizë me rastin e 8 Marsi , ditën e gruas.
Kjo u zbulua nga fansat e saj duke publikuar një poster të këngëtares ku shkruhej se Tuna me një koncert të madh do të promojë albumin e ri me rastin e ditës së gruas.
Albumi do të titullohet “Fortuna” dhe promovimi i këngëve të albumit do të bëhen në Filarmoninë e Maqedonisë në datën 8 mars.
Në foto këngëtarja shfaqet me një look të veçantë, veçanërisht të flokëve të cilat janë modeluar në formën e një kapeleje.
Projekti i fundit i Tunës kenga “Maria” u prit mjaft mirë nga fansat e saj.