Televizioni gjerman: A mund të mbahet në Shqipëri një qeveri e lidhur me krimin?

2
331

Rrjeti publik gjerman, ZDF, zbarkoi në Tiranë si shumë media të tjera perëndimore, të shqetësuara për situatën gjatë ditëve të fundit.

Kronikën e tyre nga Tirana, gjermanët e kanë titulluar: Protesta kundër korrupsionit në Shqipëri.c

Gazetarja e nis menjëherë kronikën me rastin e Unazës së Re. Ajo thotë se pavarësisht se do ndërtohet një rrugë, njerëzve që do u prishen banesat nuk do u shkojë asgjë.

‘Jo vetëm gjenerata ime, por edhe fëmijët e mi kanë punuar për këtë shtëpi. Janë rreth 1 mijë familje që preken,’ thotë një banor protestues.

‘Ky është një nga shumë raste të korrupsionit në Shqipëri,’ vijon kronika.

Më pas, ZDF interviston gazetaren Klodiana Lala, që publikoi përgjimet për blerjen e votave, ku del edhe emri i kryebashkiakut të Durrësit.

‘Klodiana Lala ka publikuar përgjimet që tregojnë se si njerëzit e qeverisë blejnë vota me ndihmën e kriminelëve,’ thuhet në kronikë.

Kurse Lala shpjegon: ‘Një personi i kërkohet që të kthejë mbrapsht paratë pasi nuk ka votuar siç duhej. Kjo tregon se këto zgjedhje nuk ishin as të lira dhe as të fshehta’.

Analisti Enton Abilekaj thotë për ZDF se ‘Shqipëria po bën hapa të mëdhenj mbrapa’.

Në mbyllje të kronikës, ZDF bën një konstatim.

‘Për Brukselin, Edi Rama quhet si e keqja më e vogël në politikën shqiptare. Prandaj ata po i kërkojnë opozitës që të tregohet e matur. Pyetja është nëse mund të mbahet një qeveri, anëtarët e së cilës kanë kontakte të ngushta me kriminelët’. /Mapo

2 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Find More on to that Topic: startnews.news/2019/03/01/televizioni-gjerman-a-mund-te-mbahet-ne-shqiperi-nje-qeveri-e-lidhur-me-krimin/ […]

Comments are closed.