BallinaKryesoreFjalimi euforik i Thaçit në Tiranë, si ai i Milosheviçit në Gazimestan

Fjalimi euforik i Thaçit në Tiranë, si ai i Milosheviçit në Gazimestan

Fjalimi kontrovers i Hashim Thaçit në Tiranë në një samit të Diasporës edhe pse Presheva se kishte vendin aty të përmendet, kur dihet se ajo s’është diasporë, por Kosovë Lindore, na e kujtoi fjalimin e zjarrtë dhe plotë eufori e gënjeshtra të diktorit të fundit në Evropë Milosheviçit në Gazimesat (28 qershor 1989) i cili u prit me duartrokitje dhe fishkëllima, sikur Thaçi në Tiranë nga disa entuziaste dhe partizanë të PDK-së.

Dallimi fjalimit të Thaçit në Tiranë me atë të Milosheviçit në Gazimesat ishte se persidenti kosovar hidhte helm e gur mbi komandantët e UÇK-së sikur Vulin, Daçiç e Vuçiç që po sulmojnë vazhdimisht nga Beogradi Ramush Haradinajn.

Ndërsa presideti serb Milohseviçi lavdëronte dhe përkrahet qeverinë dhe personalitetet serbe.

Gati po behen tre dekada nga Referendumi ne Luginen e Preshevës, deri tash asgje nuk beri as Hashim Thaci e as Prishtina, përveç deklaratave, premtimeve. Kurse Lugina po vazhdon të jete ne Serbi me 100 probleme ku asnjë flamur Vuçiçi nuk e lejon te valoj ne keto vise shqiptare, ndërsa ‘Veriu i Kosovës’ është pushtuar nga flamujt serb ne ‘Republikën e’ e Hashim Thacit i cili ben fushate me Preshevën te tubimet për diasporën i cili asnjëherë nuk e përmend ne Bruksel, as ne KS te OKB-së apo Davos te Zvicrës.

Nga marrëveshja e 19 prillit 2013 në Bruksel mes Thaçit dhe Daçiqit, Presheva jo se jo, por as Kosova s’ka pa ditë të bardhë. Ka stagnuar sikur lobimi, ashtu edhe integrimet proevropiane e euroatlantike. Hashim Thaçi me idenë e fundit (pas ripushtimit të Veriut) me shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë duket se e ka një zor të madh, që s’është i vetmi që e din, por edhe të tjerët, në rend të parë specialja.

Në fakt, Thaçi kishte ide dhe kishte premtuar po ashtu për rezoluta në Kuvendin e Kosovës për ta ‘bashkuar’ Luginën e Preshevës, po ashtu patën një ide për një Referendum për ta ‘bashkuar’ Luginën e Preshevës me Kosovën, por të gjitha u harruan?!

Fjalimi i Hashim Thaçit dje ne Tirane se ishte fushate dhe loje me shqiptaret e Luginës se Presheves dëshmon edhe fakti se ne një takim, si ky samiti i diasporës përmendet Lugina e Presheves, pse ?! Sikur shqitaret e Medvegjes, Bujanocit dhe Preshevës te ishin diaspore?! Edhe pse dje ne Tirane u fol për Luginën e Presheves aty nuk u pa asnjë lider nga këto treva, kur dihet se diaspora shqiptare e Luginës e kishe ndihmuar luftën dhe ka mbajtur me buke Kosovën para, gjate dhe pas luftës deri ne pavarësi?!

‘Unë një gjë premtoj sot: Shkëmbim territoresh nuk do të ketë kurrë, pasi ky është pazar. Kushdo që kërkon shkëmbim territoresh do të duhet të kalojë mbi trupin tim…’ tha Hashim Thaçi dje ne Tiranë. Nga ky fjalim i ri i ‘autocesuruar’ nga Thaci, del se ai eshte nje lider kontraverz qe nuk i pret sakica ne nje vend. Keta dy muajt e fundit rreth idese se tij dhe Vucicit, flet here per ‘shkëmbim territoresh’, herë per ‘korrigjim’ e here per ‘demarkacion’ apo kur takohet me pershevaret per ‘bashkimin ‘ e Lugines se Preshevës?!

Takim i ashtuquajtur i diasporës nuk e dëshmoi emrin si i ‘samit i diasporës’ sepse aty shume pak e fare e kishte njerëz nga diaspora apo ata qe ishin, kishin ardhur me shume per turizëm apo te merrnin ndonjë fotografi. Ju kujtojmë se Federata Panshqiptare e Amerikës’VATRA’, zemra e diasporës shqiptare që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, ka bojkotuar Samitin e Diasporës që po kryen punimet në Tiranë.
Tanket serbe në Preshevë

Thamë që ne fillim se fjalimi euforik i Thaçit ne Tirane, nuk e dallonte shume nga ai i Milosheviçit para tridhjete vitesh na Gazimestani cili dëshmoi edhe ne fjalimin e tij duke thënë se ‘Nuk kemi për të lejuar cenimin e asnjë milimetri tokë të Kosovës’ apo ‘askush nuk më ndalon mua të interesohem për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës’. Ndërsa me 28 qershor te vitit 1989 po ashtu kryekrimineli serb dhe diktatori i fundit në Evropë Milosheviçi kishte deklaruar para një mase dhe kamerave ne Gazimestan te ndejat fjale qe i tha dje Thaçi ne Tiranë si: ‘Nuk kemi për të lejuar cënimin e asnjë milimetri tokë të Serbisë dhe Jugollavisë’ apo ‘askush nuk më ndalon mua të interesohem për të drejtat e serbeve ne Kosovë dhe nuk guxon kush t’ja prek asnjë qime te flokut’.

Pavaresisht nga fjalimi i zjarrte dhe euforik i Presidentit kosovar për Preshevën, Thaçi është i vonuar së paku nja 30 vjet nga Referendumi (1-2 mars 1992) gjithëpopullor i shqiptarëve etnik në Luginën e Preshevës që e dhënë njerëzit verdiktin historik duke i thënë PO bashkimit me Kosovën.

Njashtu viteve të fundit pos liderit të Luginës Jonuz Musliut (të ndjerit) para 5-6 vjet akademik Rexhep Qosja kishte deklaruar përmes agjencisë së lajmeve ‘Presheva Jonë’ se zgjidhja me reale do të ishte që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës e Veriu Serbisë, sepse as Prishtina s’mundet i mban me zor serbët në Kosovë, po as Beogradi shqiptarët në Serbi!

Ndryshe KKSH ket jave i ka dërguar një raport voluminoz krerëve me te larte te OKB-së ku kërkohet nga ndërkombëtarët te ndalet diskriminimi i shqiptarëve në Serbi!

‘Prania e njësiteve të jashtëzakonshme ushtarake dhe policore mbetet problem i sigurisë në Luginën e Preshevës.’ thuhet në vazhdim të raportit nga Presheva dërguar OKB-së.

Veq kësaj raporti ne fjalë nga KKSH dërguar sot OKB-së janë paraqitur gjitha format e diskrimimit të qeverisë serbe në Luginën e Preshevës duke u nisur ftesa ne biseda informative nga BIA, provokimet e policisë, pastaj diskriminimi ne punësim, ne arsim (mungesa e teksteve), ne gjuhësi dhe simbole kombëtare, mosnjohjen e diplomave etj..te gjitha këto forma te diskriminimit bëhen qëllimisht për te krijuar panik dhe pasiguri tek qytetarët e Lugine se Presheves me pretekst presioni ne mënyre indirektë për ta lëshuar Luginë e Preshevës nga te rinjtë, qe ndryshe kjo quhet spastrim etnik diskret.

Deklaratat e njëpasnjëshme të presidentit të Kosovës Hashim Thaçit rreth Luginës së Preshevës të cilit tashmë i ka shndërruar edhe në refren se ‘Medevegja, Bujanoca dhe Presheva t’i bashkohen Kosovës’ duke ju referuar siç e quan ai një marrëveshjes me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiç, për shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk janë aq bindëse, madje konsiderohet si lojë fjalësh apo fushatë, duke e përdorur Preshevën si kartë të fundit të karrierës së Thaçit, ka shkruar ‘Presheva Jone’.

Kur është fjala tek harresat dhe premtimet, miku Baton Haxhiut (një bashkëpunëtor i UDB-ës) Hashim Thaçi nga Buroja e Skenderajt që i thonë sot president së fundit pasi ju harxhuan gënjeshtrat me dialogun, me ushtrinë, me ‘paditë kundër Serbisë për gjonocid’, ‘padisë kundër Del Pontes’, ‘padisë kundër Dick Martit’, pas të gjitha këtyre dështimeve, tashme ai ju ka gjuajtur Preshevës duke e përdorur ate si kartë të fundit të tij për interesa personale (të vazhduar pushtetin) me deklarata për ‘ta bërë Preshevën Kosovë’, ashtu siç e ‘bëri’ ushtrinë para dy vitesh qe Amerika ja kishte refuzuar.

Madje nga mediat ne Prishtinë, por edhe ne Beograd, duke ju referuar deklaratave të Thaçit kanë shkruar se ‘Nëse ndodhë korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të rezultojë në njohjen globale të Kosovës dhe hapë rrugën për anëtarësim në OKB’ Por, zyrtarët e OKB-së këtë e kanë demantuar përmes ‘Presheva Jonë’ këto deklarata i kanë cilësuar si spekulime dhe propagande për iks interesa. Sipas zyrtarëve të OKB-së: Marrëveshja eventuale mes Beogradit dhe Prishtinës, nuk anëtarëson Kosovën në OKB, sepse për këtë nuk vendos as Vuçiqi e as Thaçi’

Duket se me Preshevën Hashim Thaçin, po bie, po merr fund karriera, pasi aktualisht Veriu i Kosovës po mbahet i okupuar nga Serbia. SHBA frikësohet se Evropa do bjerë pre e presionit serb që Kosova të jetë e ndarë, një zhvillim ky i cili siç paralajmërojnë diplomatët mund të shkaktojë dhunë etnike. Për trazira te mundshme dhe rrëzimin e Hashim Thaçit qysh tash partitë politike shqiptare në Kosovë kanë paralajmëruar protesta të mëdha

Thaçi Luginën e Preshevës e konsideron diaspore?! Nëse nuk ishte fushatë, atëherë pse foli për shqiptaret e Luginës në një Samit te Diasporës në Tiranë?!

Botuar në Preshevajonë.com

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular