I ftuar në “360 gradë” në Ora News, kreu I Partisë Demokratike Lulzim Basha është duke komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe protestën e nesërme para godinës së Parlamentit.
Sa i përket djegies së mandateve, kryedemokrati është shprehur se ky ka qenë imponim i qytetarëve.
“Kishim vetëm dy rrugë. Ne jemi sot në një sistem ku një njeri ka kapur gjithë pushtetin. Ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese, ka kapur drejtësinë dhe ka asgjësuar Prokurorinë. Opozita me të drejtë, ishte kthyer në fasadë. Ne nuk arrinim dot përmes rolit parlamentar që është i kufizuar veçanërisht pas ndryshimeve të 2008-s. Është pjesë e marrëveshjes Basha-Rama që të rrini aty. Erdhi një moment ku qytetarët na vunë para zgjidhjes duke çuar vendin drejt krizës institucionale ose ta linim të degradonin në shfaqje dhune”, u shpreh Basha.
Sipas tij, ky vendim ka qenë shumë i vështirë, por i domosdoshëm.
tha se vendimi për djegien e mandateve ishte i vështirë.
“Vendimi ku kemi arritur është një vendim i vështirë, aspak i lehtë, por në këtë vendim kemi arritur pasi kemi shteruar çdo mundësi tjetër për t’i shërbyer interesin publik. Ne jemi përpjekur të zgjidhim përmes iniciativave tona problemet kryesore të vendit. Zgjedhjet jo të lira, qeveria e korruptuar, lidhjet e politikës me krimin. Mjerimi ekonomik që shkaktohen nga afera të mëdha korruptive”, deklaroi ai..
Më tej, Basha shtoi se: “Regjimi i Ramës ka mbaruar. Do të ketë zgjedhje të parakohshme këtë verë. Kjo nuk është betejë për pushtet, nuk duam largimin e Ramës, por ti japim fund kohës kur parlamenti drejtohet nga krimi”.