Malajzia pritet të fillojë së shpejti prodhimin e një automjeti fluturues që do të përdoret ekskluzivisht për nevojat e transportit publik dhe transportit të mallrave. Ministri malajzian për Zhvillimin, Ridvan Jusuf tha në një konferencë për mediat në Kuala Lumpur se projekti i vendit të tij për prodhimin e një automjeti fluturues ka hasur në reagime shumë pozitive, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij, transmeton kosovapress. Ai tha se tashmë ka edhe kompani të interesuara për kryerjen e këtij lloji të transporti, për të shtuar se plani është që automjeti në fjalë të përdoret vetëm në transport publik dhe transportin e mallrave.
Sipas Jusufit, projekti i një automjeti fluturues tashmë është i përpiluar dhe pritet të prezantohet në të ardhmen.
… [Trackback]
[…] Find More Info here on that Topic: startnews.news/2019/03/04/malajzia-do-te-filloje-prodhimin-e-makinave-fluturuese/ […]
Comments are closed.