BallinaTe tjeraNjë banor nga Kurbini letër Ramës: Ikni, shmangeni tragjedinë në vendin tim

Një banor nga Kurbini letër Ramës: Ikni, shmangeni tragjedinë në vendin tim

Z. KRYEMINISTËR!
Ju duhet t’i hiqni vetes dhe të gjithë “Sektit të Rilindjes” mendimin se Shqipëria është vetëm e Sektit të Rilindjes, dhe duhet ta keni fare të qartë se sa do ta varfëroni pjesën dërrmuese të këtij populli me qëllim nënshtrimi nuk do të keni sukses dhe ju garantoj se as të majtët e as të djathtët asnjë shqipfolës me minimum moral me gjak shqiptari nuk do ua falë ju, vjedhjen e pasurisë kombëtare për llogari të oligarkëve. Populli shqiptar, nuk do e falë qëndrimin tuaj “Sorosian”, këtë nuk do e falin as komunistët më nostalgjikë të këtij vendi dhe as fshatarët më të rëndomtë të këtij vendi që nga Vlora gjer në Shkodër.
Unë në këtë letër si banor i një fshati nga Kurbini, dua t’ju bëj me dije se cilat janë arsyet pse nuk mund të bashkëjetoj me “Sektin e Rilindjes” tuaj, dhe gjithashtu besoj se këtë mendim e kanë të gjithë shqiptarët me përjashtim të shqiptarëve të modelit Shqalsi, Spiropali e Tahiri dhe se ju vetë duhet të reflektoni ndaj marrëzive tuaj, se me marrëzitë tuaja për politikën e brendshme që po përpiqeni të na instaloni shtetin njëpartiak, në vend të shtetit ligjor, jo vetëm që nuk do t’ja arrini, por se tragjedia në këtë vend do të jetë e pashmangshme. Dhe nëse ju nuk reagoni të paktën sa një njeri normal dhe jo sa një njeri “burrë shteti” faji është vetëm i juaji.
Në këtë letër të hapur unë fshatari nga Kurbini dëshiroj t’ju them hapur disa nga shkaqet pse jam i gatshëm të bëj mosbindjen civile, dhe që nuk ka lidhje as për faktin se ju mund të mendoni se mund të jem kundërshtar politik i juaji apo i sektit të rilindjes suaj, as për faktin se mund të mendoni se jam përkrahës i Monika Kryemadhit, Lulzim Bashës, Fatmir Mediut, Ben Blushit, Fatos Lubonjës, apo dhe i Hamdi Jupes, por vetëm si shqipëtar:
Z. KRYEMINISTËR!
1. Nuk mund të kem bashkëjetesë normale me ju si kryeministër dhe me sektin e rilindjes dhe jam drejt rrugës “Për mosbindje civile” dhe do të ndjehem krenar për këtë qëndrim timin pavarësisht pasojave që mund të më vijnë, pasi unë si shqiptar e shqipfolës, nuk mund t’i kërkoj falje Saimir Bashkim Tahirit, që ju ua kërkoni shqiptarëve, ku nga njëra anë ka në burg e kanë kaluar në burgime rreth 1800 persona me dënime me burgim nga 3 vite e 4 muaj deri në 7 vite për sasi lënde narkotike nga 03-20 mg. hashash “Canabiss Sattiva herbal” sepse po të bëj të kundërtën me duhet doemos të jem i rrjedhur nga mëndët e kokës dhe i bie që të mos kem pikë morali e sedër njeriu unë nuk mundem që ti kerkoj falje Saimir Tahirit për lidhjet e tij me krimin e organizuar dhe turpi i kërkesës suaj në adresim të popullit shqiptar është vetëm i juaji e i sektit tuaj dhe ndër shekuj do të jetë vetëm i juaji dhe “sektistëve të rilindjes tuaj” dhe këtë turp s’besoj se do të këtë dëshirë që ndokush t’ua marrë autorësinë e marrëzisë suaj.
2. Unë nuk mund të kem bashkëjetesë normale me ju si kryeministër dhe me “sektin e rilindjes” në rrethanë kur 70% e parave të taksapaguesve shqiptarë, shkojnë në adresën ku dëshironi ju pa asnjë llogaridhënie, pa gara të ndershme tenderimesh, në një kohë, që pensionet në këtë vend për të gjithë ish-kooperativistët që janë gjallë sot shkon nga 7-mijë deri në 11-mijë lekë, në një kohë, që çmimi i çdo rrugë e çdo riparimi shkolle e sheshi qytetesh është më së pakti 2 deri 5-fishuar, dhe asnjë i burgosur për këto batërdi vjedhjesh e keqpërdorimi të fondeve publike, ne një kohë kur 60% e shqiptarëve sot bëjnë llogarinë e bukës së gojës, në një kohë, që në vitin 2012 ky numër ishte vetëm në masën 17-20% të popullsisë (në varfëri ekstreme)… Sipas INSTAT dhe se ju po vjedhin me marifet siç kanë thënë burrat e kombit “Shqalsi e siç thotë Pr.Dr.Balla” që ka fituar doktoratave për landfillet.
3. Unë nuk mund të kem bashkëjetesë normale me ju si kryeministër dhe me “sektistët/seksistët e rilindjes” përderisa sot në Shqipëri ka 56 të deklaruar të zhdukur vetëm në këto dy vitet e fundit 2017-2018 dhe ata më të shumtit janë të qarkut Vlorë, ku ju z. Kryeministër jeni dhe deputet në atë qark dhe se përflitet se shkalla e organizimit të mafies në këtë rajon ka arritur deri atë masë sa kanë krijuar vaska me acide dhe trupat e të zhdukurve nga mafia shkojnë në rrjetin e ujërave të zeza dhe për kurrfarë masash ndaj krimit në atë rajon s’kemi marrë vesh dhe mendoj se nuk mund të këtë pasi janë të lidhur me ata të sektit të rilindjes, dhe se pjesë e këtij rrjeti mafioz, ndoshta mund të jenë edhe të afërm tuaj, ndryshe të paktën pse nuk ka program masash për këtë tragjedi në mes të Europës dhe rezultate konkrete dhe çfarë mundet me na thënë për këtë problem shqiptarëve gjeneral Mashallah Lleshaj……..i cili përbetohet se do ta nënshtrojë popullin shqiptar me gaz helmues luftarak e me plumba kallçuku por nëse e kërkon nevoja edhe me plumb prej së vërteti. sepse për t’i dërguar në burg shqiptarët kur protestojnë për të mbrojtur të drejtat e liritë themelore të tyre nik është aspak problem për sektin e rilindjes dhe është si në mesin e shekullit XIV kur hordhitë e Sulltan Muratit, ku ky Sulltan në krye të hordhisë ushtarake vuri Pashain “Mashallah” Karamahmut dhe ata Shqiptarë armautë që su bindën e nuk u nënshtruan i merrte e i dërgonte nizamë (ushtarë) në – Abisininë e largët……
4. Unë nuk mund të kem bashkëjetesë normale me ju si kryeministër dhe me “sektin e rilindjes”, tuaj kur për të me bërë moral për mirëqeverisjen tuaj caktoni si ministre moraliste Znj. Spiropali, në një kohë, që jo më shumë se 3 vite të shkuara të gjithë agjencitë ndërkombëtare, lajmëruan publikisht se parti tëra mallrash të regjistruara në doganat e shteteve të ndryshme në vlerë rreth 60 milion euro të deklaruara me destinacion Shqipëria nuk figurojnë të zhdoganuara dhe se vlera e parave të përvetësuara nga doganierët e kalon masën e 5 milion eurove që mungojnë në arkën e shtetit, dhe se kush i vodhi vleren e zhdoganimit nuk ka asnjë informacion si popull që është pa veshë dhe pa gojë se ka problem, por të paktën të vepronit edhe me Spiralen si me Saimirin.
5. Dhe më thelbësorja Z. Kryeministër, është se unë fshatari nga Kurbini, që origjinën e kam nga shpellat e Kelmendit, ku në ato shpella ka qëndruar kreshniku Prek Cali me Ismail Met Martinaj dhe Iber Hys Balidemaj, nuk mund të kem bashkëjetesë normale me ju si kryeministër dhe as me sektin e rilindjes tuaj dhe jam për mosbindje civile në mënyrë krejt troç si shqiptar, pasi mendoj se do të këtë Prek Cala e Selam Labëria që do t’iu tregojnë se kush është sekti juai dhe çfarë përfaqësoni për momentin në mënyrë absolute përsa kohë, do të tentoni që në këtë vend që quhet Shqipëri, fatin se kush do ta qeverisin vendin tonë ta vendosin bandat kriminale të lidhura drejtpërdrejtë me sektistët e rilindjes, do ta kisha për nder dhe nëse flijohesha për këtë punë dhe po ua them:
në fshatari nga Kurbini me origjinë shpëlarë nga Kelmendi kam qenë për mosbindje civile edhe në rastin kur ju z. Edi Kristaq Rama si kryeministër, me shpirtvogëlsinë tuaj, caktuat taksën e rrugës së kombit 5 Euro për Kuksianët që është rajoni me popullsinë më të varfër në Shqipëri dhe do ta kisha për nder të isha autor i djegies së kioskave të vendosura nga subjekti i zgjedhur prej jush (oligarku juaj).
Populli Shqiptar dhe populli i Kukësit edhe në atë rast duhet të bënte mosbindje civile dhe tani ka dhjetëra arsye që i gjithë populli shqiptare të bëjë mosbindje civile ndaj juve e sektistëve e seksistëve rilindas e servilëve tuaj, dhe me çdo çmim duhet të vendoset zbatimi i ligjit, e që bandat të detyrohen të spostohen nga Shqipëria në Afrikën e largët bashkë me ju si azilantë politikë.
Ju lutem ose reagoni sa një njeri normal ose zbatoni porosinë e fshatarit Nikoll Lesi e mos na çoni në konflikt civil
Z. Kryeministër i vendit tim!
Ju lutëm reagoni me qetësinë e një njeriu normal se nëse jeni siç thotë Spiropi nuk keni nevojë t’ju lutem, se zgjidhja është vetëm në dorën tuaj. Ju lutem mos bëni batuta. Ju lutem mos e çoni Shqipërinë tonë të dashur në përplasje civile se e përsëris se është vetëm në dorën tuaj dhe të askujt tjetër për të zgjidhur problemin, dhe për faktin se është fat i mirë për ju Z.kryeministër se edhe nuk keni nevojë as ta bisedoni fare me sektistët e rilindjes, se ata në asnjë rast nuk hapin gojën, se ata ju kanë xhan pavarësisht se ku po shkon Shqipëria, se ata nuk ju bëjnë asnjë këshillë se ata janë të kënaqur përderisa edhe atëherë që kapen me presh në duar siç u kapën Gjiknuri, Qendro, Spiropali, Dako, Balla e Sejdini etj., që u kapën në shkelje flagrante të ligjit dhe ju u keni krijuar kushte atyre për të mos e prishur tërezinë, madje dhe u hakërrohen organeve të drejtësisë se po u bien në qafe, se ata kur bëhet fjalë për veprime kriminale, kanë qenë të gjithë duke gjuajtur për peshk, dhe më së fundmi kanë “kuptuar” se rangu i sektit të rilindjes me nivelin tepër të naltë intelektual të tyre ka nevojë të domosdoshme jo vetëm Shqipëria por edhe Europa, dhe se ata edhe pa aplikuar fare mund t’i marrin “për këshilltarë” në kancelaritë e vendeve të ndryshme, sepse nuk kanë specialistë llojit “Shqalsi” që t’i mësojë europianët për leverdinë që sjellin plehrat dhe nuk kanë specialiste të mirëshkolluar si Znj. Spiropalja, për metodat revolucionare të “Zhdoganimit”, ashtu siç kishin nevojë t’i mësonte ministrja Kodheli gjeneralët e Natos për mënyrën e funksionimit të radarëve “në shërbim të emergjencave civile” të trafikimit të lëndëve narkotikotike. Ju garantoj edhe një gjë, që janë politikanët e papërgjegjshëm, gjysëm të përgjegjshëm e sidomos ju të sektit të rilindjes që i bëni llogaritë sikur Shqipëria është vetëm pronë e juaja pa marrë në konsideratë as interesat e momentit dhe as interesat e të ardhmes së Shqipërisë por vetëm interesin e ‘madhështisë” tuaj (si kryetar i legjionit të nderit të Kombit Shqiptar siç iu ka titulluar ministrja moraliste Znj. Spiropalja) dhe pretendimi juaj se do të shpëtoni duke i thënë popullit shqiptar se kështu e ashtu ka bërë e s’ka bërë Berisha, apo se fajin e ka Saliu, nuk ju shpëton nga uragani i popullit shqiptar për MOSBINDJE CIVILE dhe për çlirimin e vendit nga bandat e krimit të lidhura me sektin e të rilindjes drejtpërdrejtë, dhe sipas mendimit tim të hapur në rast se nuk doni te jeni njeri normal, MOSBINDJA CIVILE KUNDËR KRYEMINISTRIT EDI RAMA E KUNDËR “SEKTISTËVE TË RILINDJES” ËSHTË EMERGJENCË KOMBETARE.
Kam bindjen e plotë se Shqiptarët e duan më shumë Shqipërinë, më shumë jetën e të ardhmen e fëmijëve, të nipërve e të mbesave të tyre sesa ju duan juve si kryeministër dhe bandave të lidhura drejtpërdrejtë me ju. Me respekt Islam Ismajli (Martinaj)

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular