BallinaKryesorePresidenti Meta e pranon: Jemi në kushtet e një krize politike, sociale,...

Presidenti Meta e pranon: Jemi në kushtet e një krize politike, sociale, institucionale

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, i uroi sot mirëseardhjen Presidentit të Republikës së Sllovenisë, Sh.T.Z. Borut Pahor, i cili me ftesë të Kreut të Shtetit po zhvillon një vizitë shtetërore në Shqipëri. Pas ceremonisë së mirëseardhjes dhe ekzekutimit të himneve kombëtare të të dy vendeve, Presidenti Meta dhe Presidenti Pahor zhvilluan një takim kokë më kokë dhe më pas kryesuan takimin e zgjeruar midis delegacioneve zyrtare.

Ne konfeencen e perbashket per shtyp Presidenti Ilir Meta ripërsërit thirrjen për gjetjen e një zgjidhjeje politike për të kaluar situatën në të cilën ndodhet vendi. Pyetjes së gazetarëve në konferencën për mediat me homologun slloven, Meta tha se partitë politike duhet të bëjnë hapa pas për ti dhënë mundësi vendit për të përfituar nga mundësia për çeljen e negociatave.

“Jemi në kushtet e një krize politike, sociale, institucionale që mund të ishte shmangur. Në vijim edhe të thirrjeve të mëparshme që palët të bëjnë hapa pas dhe të reflektojnë me përgjegjshmëri për të vendosur normalitetin kushtetues, duhet të vihen në plan të parë interesat kombëtare. Jemi përpara mundësisë për çeljen e negociatave dhe duhet të na shtyjë për të gjetur zgjidhje të kësaj situate” u shpreh Meta.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular