E ardhmja e Solarit në stolin e Realit të Madridit është në udhëkryq pas rezultateve të dobëta që ka marrë Reali ndeshjet e fundit. Dy humbjet me Barcelonon, çoi në eliminimin nga “Kupa e Mbretit” dhe pothuajse i preu shanset për titullin kampion. Sipas “AS”, flitet se Masimiliano Alegri është një nga emrat më të mundshëm për të marrë drejtimin e “Los Blancos”, sezonin që vjen. Italiani duket se do të mbyllë aventurën e tij te Juventusi në fund të sezonit dhe kalimi te spanjollët nuk është më një skenar “fantashkence”. Ndër emrat e tjerë që Reali po tenton, është Muaricio Poketino. Trajneri argjentinas ka një kontratë me Totenhemin. Gjithashtu kërkohet edhe Hoakim Lwë.