BallinaKryesoreZyrtari i lartë amerikan Philip Reeker: Në Shqipëri të luftohet krimi i...

Zyrtari i lartë amerikan Philip Reeker: Në Shqipëri të luftohet krimi i organizuar; askush mbi ligjin

Philip Reeker, Këshilltar i Komandantit të Forcave ushtarake amerikane në Evropë, i cili së shpejti pritet të marrë detyrën e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën, po viziton Shkupin.
Në një konferencë për mediat, ai u ndal edhe tek zhvillimet në Shqipëri, duke thënë se janë bërë shumë përpjekje në rrugën e reformave, por se duhet çrrënjosur korrupsioni, të ristrukturohen institucionet kyçe të sundimit të ligjit, të reformohet gjyqesori: “Shqipëria duhet të luftojë krimin e organizuar dhe të tregojë se askush nuk qëndron mbi ligjin. Në mënyrë që të hapen bisedimet zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.
Ambasadori Reeker shtoi se të gjitha partitë duhet të tregojnë se ndajnë synimet e njejta dhe se mbështet të drejtën e qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore.
“Opozita doli në rrugë dhe i dogji mandatet; duhet bërë shumë punë urgjente brenda proceseve demokratike. U kërkojmë të gjithë drejtuesve politikë që të shfaqin vullnet politik për t’u angazhuar në institucionet demokratike të Shqipërisë për t’i çuar reformat përpara. Dhe nëse palët ushtrojnë të drejtën demokratike për të protestuar, kjo duhet bërë në mënyrë paqësore”, nënvizoi Reeker në një prononcim për ‘Zërin e Amerikës’.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular