BallinaOP EDFestë apo përkujtimore

Festë apo përkujtimore

Nga Luçiano Boçi

Fjalët e urimet për këtë ditë duket sikur nuk shteren, për të transmetuar shenjtërinë e saj. Megjithatë, asnjëherë nuk mjaftojnë për të përshfaqur të gjithë emocionin.  Ato kanë brenda përulje respekti, mirënjohje, adhurimi për misionarët “e zhurmshëm” të dijes, mësuesit e parë, ata historikët, të tanishmit, ikonat e modelet e paharruara të çdo njeriu. Ndaj GEZUAR 7 MARSIN mësues, pedagogë, prindër nxënës e studentë!

Por inflacioni i garës së urimeve ka dhe një ngërç sot.

Mësuesia duket “e vrarë”, e lënë pas dore, e përbuzur dhe një ditë e vetme urimesh për të nuk mjafton.

Më shumë fjalët i drejtohen, nga uruesit e pafund, asaj çka ka ngelur në kujtesën e tyre.

Një imazhi të dikurshëm të paharruar e ideal.

Dhe në pjesën më të madhe i drejtohet asaj çka ata dhe ne mendojnë e dëshirojmë se si duhet të jetë mësuesi e mësuesia.

Sepse sot realiteti është i frikshëm.

Mësuesi është i keqpaguar, i trysnuar, i dhunuar politikisht, i pavlerësuar shoqërisht.

Ky këndvështrim i jep kësaj dite shijen e një përkujtimore, për një diçka të fikur e të bukur, sesa shijen e një feste.

Prandaj t’i japim urimet sot në këtë dite të shenjtë, por mbi të gjitha të rikthejmë vëmendjen drejt mësuesit e mësuesisë.

Ta vendosim në piedestalin që meriton mësuesin e mësuesinë dhe ta bëjmë 7 Marsin festë të vërtetë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular