BallinaKryesoreEksperti i Arsimi/Ndriçim Mehmeti: Erion Veliaj po e jep arsimin me "PPP"

Eksperti i Arsimi/Ndriçim Mehmeti: Erion Veliaj po e jep arsimin me “PPP”

Eksperti Ndriçim Mehmeti ka dhënë shembullin e Kosovës ku mësuesit u ngritën në protestë për kushtet e këqija, si mënyrën se si gjërat mund të përmirësohen edhe në Shqipëri.

Në studion e ‘Fax News’, Mehmeti tha: “Mësuesit duhet të kërkojnë më shumë për vete, jemi më keq se në Kosovë, atje protestat kanë bërë që qeveria të reagojë. Sot një mësuese ishte transferuar paligjshmërisht në Pukë, dhe nuk pashë asnjë reagim nga ana e sindikatave, ata që i kanë dhënë arsimit po nëpërkëmben”, u shpreh Mehmeti.

Ndërkohë i pyetur lidhur mbi deklaratat e Veliajt se është në koalicion me nxënësit, ai u shpreh:

“Veliaj mban koalicion me nxënësit e jo me mësuesit. Veliaj po jep arsimin me PPP, nuk mban premtimet. Shkolla ‘Çajupi’ e shkolla ‘Kosova’ nuk janë të reja pasi kanë qenë dhe më parë si godina, dhe janë lënë që të degradohen. Mësuesit nuk janë kurrë prioritet, janë në fund.

Për mësuesit nuk kemi asnjë status konkret, vlera e arsimit është sa e një tufe majdanoz. Mësuesve nuk i’u është rritur rroga prej sa vitesh. Rroga e mësuesve në Kosovë është më e lartë se tek ne. Ka shumë pyetje se çfarë po bëhet me studentët ekselentë? Kryeministri gënjeu për bursat, buxheti si përgjigjet kërkesave të studentëve.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular