BallinaOP EDKriza ka vetëm një zgjidhje

Kriza ka vetëm një zgjidhje

Nga Ylli Manjani

Përpjekja e krahëve politikë për të gjetur rrjeshta në ligje apo në vendime gjykatash, për të justifikuar sjelljen e sotme është kot.

Kohë e humbur!

Kjo situatë erdhi nga mbajtja e zgjedhjeve të 2017-ës jashtë shtratit Kushtetues dhe ligjor. Kushtetuta dhe ligji u anashkaluan nga marrëveshja politike e 17-18 majit 2017.

Me këtë marrëveshje u shty data e zgjedhjeve; u menaxhua KQZ; u ndaluan koalicionet e madje u shty edhe orari i votimit. Krejt në kundërshtim me ligjin!

Marrëveshja solli devijimin çudibërës të rezultatit të zgjedhjeve, ku 48% i votës popullore u shndërrua në 55% të vendeve në Parlament.

Marrëveshja pra prodhoi qeverinë moniste dhe bëri të pa rëndësishme opozitën parlamentare.

Edi Rama u bë kryeministër monopartiak si rezultat i asaj marrëveshje dhe jo nga zgjedhjet e ndershme.

Tani që marrëveshja ka rënë, llogjikshëm pasojat janë të pashmanshme. Opozita e ndëshkoi veten duke daë nga ky sistem absurd. Lulzim Basha e pranoi gabimin.

Me të njejtën llogjikë i kërkohet edhe Edi Ramës të bëjë të pranojë faktin se marrëveshja që e bëri Kryeministër nuk është më. Rregulli e do të kërkojë votën popullore për të qëndruar aty ku është!

Përpjekjet për të na shitur individë të surrofjepsur si Opozita e re, janë dëshpërim me pasoja edhe më të rënda.

Nuk ka ligj që zëvendëson opozitën, kot lodhen! Ka ligj që zëvendëson mandatet individuale, por jo opozitën.

Ndaj ka vetëm një zgjidhje dhe ajo është politike: zgjedhje të reja!

Kush t’i fitojë, t’i gëzojë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular