BallinaAktualitetLulzim Basha: "Porta a Porta” e Bruno Vespës me censuroi, bëra...

Lulzim Basha: “Porta a Porta” e Bruno Vespës me censuroi, bëra gabim që dhashë intervistë

Kryedemokrati Lulzim Basha, në një lidhje direkte në emisionin “Të Pakespozuarit” në News 24, i pyetur për intervistën prej 1.5 minutëshe dhënë për “Porta a Porta” të gazetarit Bruno Vespa, tha se ka bërë gabim që ka dhënë intervistë për këtë emision.

Sipas tij, kjo media e ka censuruar, pasi në fillim i kishin thënë se do i kushtohej një hapësirë prej 3.5 minutash.

“Bëra gabim, më thanë që do jepja deri në 3 minuta e gjysmë, por nuk e di çfarë ndodhi. Bëra një gabim. “Vergogna” e vërtetë. Marrëveshja ishte që do jepeshin tre minuta e gjysmë. Por nuk ka rëndësi. Këto janë pleshtat e fundit të qenit që ka ngordhur”, tha Basha.

Ndërsa sa i përket intervsitës së Ramës për këtë media, Basha u shpreh, “Nuk merrem më me Ramën. Është pjesë e një sistemi të shembur nga populli. Ai ka oligarkë me shumicë, qoka mund të bëjë. Me lekët e shqiptarëve paguan propagandën e tij. Kjo është një gjendje që duhet të mbarojë një orë e më parë. Ky sistem duhet shembur me themele dhe për këtë unë, PD dhe qytetarër kemi vendosur që bashkë me qytetarët të diksutojmë dhe t’i japim jetë një projekjti të ri”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular