BallinaKryesoreParalamërohet mosmarrja e Statusit/Danielsson-Ramës: Deri në qershor na duhen prova bindëse

Paralamërohet mosmarrja e Statusit/Danielsson-Ramës: Deri në qershor na duhen prova bindëse

spot_img
spot_img

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Zgjerim në Bashkimin Evropian, Christian Danielsson që erdhi në Tiranë pas krizës politike mes palëve, ku opozita vendosi të djegë mandatet, është takuar sot me krerët e politikës, në kërkim të gjetjes së një zgjidhje për krizën.

Përmes një statusi në Twitter ai thotë se është takuar me kryeministri Rama, me të cilin ka zhvilluar një bisedë shumë të hapur. Danielsson sqaron se i ka kërkuar prova bindëse kryeministrit shqiptar për përparimin me reformat, që në qershor BE të vendosë në favor të Shqipërisë.

“Një bisedë shumë e hapur me kryeministrin @ediramaal për situatën aktuale politike dhe reformat. # Shqipëria duhet të vazhdojë përparimin në të gjitha fushat e reformave, dhe në veçanti luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për të na bindur në qershor, kur 🇪🇺 # Shtetet Anëtare të BE do të shqyrtojnë përparimin”,- shkruan Danielsson.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular