Festa e mësuesit i gjen maturantët e gjimnazit “Said Najdeni” në Peshkopi në protestë. Ata jane ngritur sot për mbrojtjen e të drejtave dhe të dinjitetit të arsimtarëve. Largimi nga puna pa një arsyetim korrekt të mesueses së tyre Fatbardha Miftari ka bërë që gjimnazistët të bojkotojnë mësimin prej dy ditësh. Edhe pse ditën e djeshme ato shkuan në drejtorinë arsimore nuk morën një përgjigje , për shkakun e largimit të saj , por siç thonë vetë nxënësit drejtori nuk ishte edhe vetë i qartë se kush kishte urdhëruar dhe çfarë urdhri kishte zbatuar. Gjimnazistët shprehen se mësuesit kujdestarë gjatë mbrëmjes së djeshme dhe sot kanë telefonuar prindërit duke i kërcënuar dhe për pasojë sot numri i nxënësve ishte më i vogël . Sot drejtoria e shkollës urdhëroi rojet që të largojnë me forcë nxënësit që protestonin ku nuk munguan kërcënimet flagrante. Pamjet tregojnë se si ndërhyjnë rojet duke prishur pankartat dhe kërcënuar gjimnazistët.