Personeli i spitalit të Lezhës ka dalë në protestë ditën e sotme kundër dhunës së ushtruar ndaj mjekëve, nisur nga rasti i më i fundit në Lezhë ku u dhunua mjeku dermatolog në spitalin e Lezhës, Zef Doda.
Në shenjë solidariteti ndaj mjekut Zef Doda kolegët e tij dhe stafi i spitalit kanë kërkuar që ngjarje të tilla të dënohen e të mos ndodhin më. Madje ata kërkojnë që brenda ambienteve të spitalit të ketë prezencë të policisë.
Një ditë më parë pacienti që dhunoi mjekun dermatolog në spitalin e Lezhës u vëtëdorëzua në polici.
Autori Eduart Lleshi ka thënë në polici se ka debatuar me mjekun dhe më pas e ka goditur me grushte, pasi ai ishte i alkoolizuar dhe nuk i ka shërbyer.
“Debatova me mjekun dhe e kam goditur me grushte sepse nuk më shërbeu dhe ishte i dehur”-ka thënë Eduart Lleshi.
Ngjarja ndodhi dje teksa mjeku Zef Doda u godit brenda ambienteve të spitalit të Lezhës. Mjeku ka pësuar fraktura në fytyrë dhe i është nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme.
… [Trackback]
[…] Find More Info here on that Topic: startnews.news/2019/03/08/dhuna-ndaj-mjekut-personeli-i-spitalit-lezhe-ne-proteste-ja-kerkesa-qe-kane/ […]
… [Trackback]
[…] Read More on that Topic: startnews.news/2019/03/08/dhuna-ndaj-mjekut-personeli-i-spitalit-lezhe-ne-proteste-ja-kerkesa-qe-kane/ […]
Comments are closed.