Banore, Paskuqan: Më kanë hequr ndihmën ekonomike. Jam e divorcuar me një fëmijë. Më kapë refuzuar ndihmën ekonomike. Shtëpinë e kam skandal. Të vish të shohësh shtëpinë time se a e meritoj ndihmën apo jo… me thanë se nuk plotësoj pikët sepse kam shkollën afër, kam ambulancën afër. I kam cuar letër kryeministrit se kam 6 muaj pa drita me fëmi të vogël sepse mi kanë prerë dhe nuk më ktheu fare përgjigje. Kam paguar taksa 30 mijë lek, ujë, drita.
Xhelal Mziu: Ndihmë ekonomike tani me Edi Ramën merr 1 në 100 familje.
Basha: Në Bllok marrin më shumë ndihmë ekonomike se në Pakuqan. Kjo tregon se qeveria e ka humbur komplet kontaktin me realitetin. Ti e meriton ndihmën ekonomike dhe duhet ta marrësh. Ato para që duhet të marrësh ti sot i merr një oligark. Me lekët e një muaji që ti merr për ndihmë ekonomike, ata i harxhojnë për 10 min drekë. Kjo duhet të ndryshojë të mos e lëmë të bëhet më keq. Ky shtet nuk do t’ia dijë për ty dhe nuk e di që ti ekziston. të kesh besim se ne do ta ndryshojmë këtë situatë. Të gjithë në protestë më datë 16 mars!